• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HUMBJA NË ZGJEDHJE/ Çollaku: PD s’do vijë kurrë në pushtet nëse s’bashkohet e s’ka marrëdhënie strategjike me SHBA
Home
Politikë

HUMBJA NË ZGJEDHJE/ Çollaku: PD s’do vijë kurrë në pushtet nëse s’bashkohet e s’ka marrëdhënie strategjike me SHBA

16 May, 2023 F.autor Politikë

Përçarja ndërmjet demokratëve solli humbjen e thellë të opozitës në zgjedhjet vendore që u mbajtën më 14 maj. Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku i në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv u shpreh se demokratët të përçarë dhe pa një marrëdhënie strategjike me SHBA-në, PD s’do të vijë asnjëherë në pushtet.

‘Opozita bie kur PD ndahet dhe kjo ka ndodhur. E vetmja rrugë në mënyrë absolute pas asnjë alternativë, e vetmja rrugë është që demokratët të jenë të bashkuar dhe që PD të jetë në marrëdhënie e strategjike miqësore me SHBA. Pjesërisht ky është produkti që ne kemi marrë. PD nuk do të vijë asnjëherë në pushtet në rast se demokratët nuk bashkohen. Nuk do të vijë asnjëherë PD në pushtet nëse nuk ka aleat SHBA-në. bashkimi i demokratëve dhe marrëdhëniet miqësore me SHBA-në.’- u shpreh Çollaku.

Për gazetarin Arbër Hitaj, Çollaku u shpreh se nuk e sheh të ardhmen e PD-së me Ilir Metën, pasi ai është një socialist, ndërsa shtoi se edhe në listën e këshillit bashkiak të Tiranës do të ketë shumë anëtarë të Partisë së Lirisë.

‘Nuk e shoh të ardhmen e PD-së sidomos me Ilir Metën. Ai është një socialist. Nuk shoh asnjë të ardhme me Metën. Mund të jetë aleat. Në këshillin bashkiak të Tiranës, në listën e këshillit bashkiak të Tiranës të koalicionit Bashkë Fitojmë ka vetëm 2 anëtarë të PD-së, të tjerët janë socialist. Socialist afër LSI-së. Si ka mundësi të ftohen demokratët për të votuar LSI.’- tha Çollaku.

Sipas Çollakut, Berisha ka peshë në parti, ndërsa shtoi se marrëdhënia e tij me SHBA-në është një muri pakalueshëm për PD-në.

‘Se mohoj peshën e Berishës. Nuk bëj pjesë tek njerëzit që e frynë. Mendoj se marrëdhënie tij me SHBA-në është një muri pakalueshëm për PD-në. Edhe sikur të gjithë ne të ishim në krahun e tij. Vendosja e kësaj situate brenda PD-së ne na ndau. Në rast se kjo histori vazhdon të mbajë të ndarë demokratet, unë mendoj se Berisha ka në dorë që të bashkohen demokratët.’- tha Çollaku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NËNË PËR HERË TË DYTË/ Aurela Hoxha zbulon emrin tepër të veçantë që i ka vendosur vajzës
Previous article SHPALL FITOREN E THELLË NË TIRANË/ Veliaj: Ju premtoj përulësi, modesti dhe mëngë të përveshura për punë të mira

F.autor

Postime të ngjashme

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht Politikë

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat Politikë

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik Politikë

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT