Në Tiranë është ende duke vazhduar procesi i numërimit, pasi kanë mbetur edhe disa kuti. Erion Veliaj është duke udhëhequr me një shumicë votash, teksa pas tij vjen Belind Këlliçi
Kujtojmë se ditën e djeshme u pa qartë, që rreth 60 përqind e votuesve në Tiranë, i bojkotuan zgjedhjet. Gjithashtu, ka edhe nga ata që i ka shkuar vota e pavlefshme.
I tillë është rasti i një votuesi, i cili në fletën me 6 kandidatë, ka zgjedhur të shtojë një alternativë.
Ai ka shtuar nënën e tij dhe ka votuar atë, pasi siduket nuk ka asnjë përfitim dhe asnjë preferencë në partitë politike dhe kandidatët.