• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ATENTAT NDAJ SALVADOR KAÇAJT? Reagon Ndreu: Protagonizëm idiot! Ai punoi kundër kandidatit të Berishës
Home
Politikë

ATENTAT NDAJ SALVADOR KAÇAJT? Reagon Ndreu: Protagonizëm idiot! Ai punoi kundër kandidatit të Berishës

14 May, 2023 F.autor Politikë

“Tentuan t’i bëjnë atentat Salvador Kaçajt”, ishte kjo akuza që ish-kryeministri Sali Berisha bëri me Kaçajn në krah, në drejtim të Pjerin Ndreut, kandidati të PS për Bashkinë e Lezhës. Pikërisht për këto akuza Ndreu u pyet nga gazetari Besard Jacaj, në një lidhje të drejtpërdrejtë në Klan News.

Jacaj e citoi Kaçajn në dy momente.

Besard Jacaj: Gjithë përpjekjet që kanë bërë nga Ndreu-Rama do të dështojnë dhe më tej thonë që 2 ditë m parë kam patur kërcënime në Lezhë nga bandidët e Pjerin Ndreut. Jam krenar për mbështetjen që kam dhënë për Pashk Gjonin.Cili është komenti juaj?

Pjerin Ndreu: Po ça ti them unë këtij tashi, çfarë të komentoj për një njeri që ka një fantazi të shfrenuar dhe më etiketon mua për një atentat që as e kam idenë fare, as e konsideroj fare si personalitet, as si peshë elektorale, as si njeri fare. E dyta për çfarë mbështetje ka dhënë ky për Pashk Gjonin, në fakt ky ia ka dhënë të fortën si i thonë, siç themi ne këtej nga Lezha, rrokullimën atij. Në çdo tavolinë e gjatë gjithë fushatës, ka vjedhur vrer për Gjonin. Unë se kam sharë ndonjëherë Pashk Gjonin, po ky jo vrer,  Ky nga këta matrapazët politikë, që do të marrë kreditet e veta dhe të dalë si tip martiri si njeri që ka sakrifikuar shumë dhe ne duhet ta ekzekutonim këtë se ky personalitet shumë i madh… Është turp ta dëgjosh. Këto sajesat i kanë pa pikën e turpit.

I pyetur për akuzën tjetër të Kaçajt, se në Lezhë po qarkullojnë makina pa targa, Ndreu tha: “Ti denoncojnë përse nuk i denoncojnë? Pse do ruaj Salvador Kaçajn unë. E para e punës, edhe sikur, të supozojmë që do kishim një organizim të tillë, gjë që s’ka ndodhur ky personi nuk përfaqëson asgjë, ky personi ka qenë një person që na ka shërbyer ne me mënyrën sesi është qasur kundër atij.  Ky lloj protagonizmi idiot, që merret nga ky. Ky tipi me këto fantazi që ka është në gjendje të rëndë, duhet të vizitohet nuk mund të përdorë emrin tim, është aq i vogël, aq i pavlerë sa unë kam neveri… Unë jo vetëm që se konsideroj, por kam neveri sesi këta njerëz në politikën e Lezhës, fusin këto lloj termash dhe viktimizohen kot së koti, sikur do vrisnim ne Salvadorin dhe Salvadori ishte lider i madh, hajde-hajde”.

Ndreu po ashtu tha se Pashk Gjonit, kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Kaçaj donte t’i hapte dosje në prokurori.

“Personi në fjalë për mua nuk përfaqëson asgjë në politikën e Lezhës, është një mashtrues politik… Nga këto gjithë pazaret dhe matrapazllëqet politike di që merrte një dosje dhe shkonte në tavolina dhe thoshte Pashk gjoni do hyjë në burg, ka një kështu e, di që shkonte me paguar prokurorë e gjyqtarë  me i hap çështje, me bërë këtë e atë.. më dëm që i ka bërë atij që gjasme e mbron, askujt tjetri nuk i ka bërë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET/ Shumica e kutive të votimit drejt KZAZ-ve. Nis numërimi në Memaliaj, Pustec, Tropojë e Has
Previous article DEBATI/ Andi Bushati e Adriatik Lapaj përplasen në studio, analisti i nxjerr krahun: Naaa, ua futën me...

F.autor

Postime të ngjashme

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht Politikë

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat Politikë

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik Politikë

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT