Pas shpalljes së rezultatit në tre bashkitë e Kamzës, Elbasanit e Vorës me rezultate bindëse të Partisë Socialiste, në studion e Euronews ka filluar një debat i ethshëm, e analistët duken të dorëzuar.
Andi bushati, një analist kritik me qeverinë, duke folur për fenomenin tha se në vend ka njerëz që shiten e blihen e ndoshta kjo është ajo që meritojnë, edhe pse justifikoi në fillim koalicionin Bashkë Fitojmë se hyri në një garë të pabarabartë pa komisionerë e pa fonde financimi nga shteti për fushatën.
Madje ai në mënyrë ironike kujtoi se protestat për çmimet që nisi Lapaj me miqtë e tij, mbërriti nga mijra njerëz në fillim me dhjetëra vetë duke u shuar. “Naaa, ua futën me protestat” tha Bushati duke nxjerrë krahun në emision.
Por duket se i menjëhershëm ishte reagimi i Lapajt. “Unë nuk jam dakord që shqiptarët janë të tillë. Unë do të luftoj deri në fund. Se ai sot (e ka fjalën për Ramën) 60 vjeç është. Dhe ca do bëjmë nuk do reagojmë? Sa për ato protestat e çmimeve, koha na dha të drejtë. Ato protesta sollën miratimin e dy paketave sociale me 480 milionë dollarë. Por ato protesta u sulmuan fuqishëm nga pushteti dhe nga disa segmente të opozitës” tha Lapaj.
“Aaaa dhe për dështimin e protestave fajin e ka Saliu?” bëri pyetjen retorike Bushati.
“Unë po them është shumë e thjesht: Nëse nuk doni të shikoni të vërtetën, mos e shihni. Por unë do hedh hapat e mia” e mbylli Lapaj.


