Në Bashkinë Vorë janë numëruar votat e qendrës së votimit 1557/1 dhe 1557 ku Blerim Shera, kandidati i PS ka marrë 515 vota.
Kurse në qendrën e votimit 1556/1, Blerim Shera ka marrë 200 vota, ndërsa Indrit Hoxha, kandidati i Bashkë Fitojmë, vetëm 19 vota.
Mbështetësit e PS në Vorë kanë nisur festën me fishekzjarrë të bindur për fitore
Kandidati i PS, Blerim Shera tha në një intervistë për gazetarin e Euronews Albania, Eni Ferhati se presin që KQZ të shprehet zyrtarisht por nga të dhënat e strukturave janë të bindur për një fitore të thellë.


