• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
IU SEKUESTRUAN PASURI ME VLERË 1.5 MILION EURO/ Akuza për pastrim parash, dërgohen për gjykim dy vëllezër në Durrës dhe bashkëpunëtori i tyre
Home
Aktualitet
Kronikë

IU SEKUESTRUAN PASURI ME VLERË 1.5 MILION EURO/ Akuza për pastrim parash, dërgohen për gjykim dy vëllezër në Durrës dhe bashkëpunëtori i tyre

13 May, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Durrësit ka dërguar për gjykim 3 persona, të cilët akuzohen për pastrim parash, me vlerë 1.5 milionë euro. Bëhet fjalë për dy vëllezërit Gëzim dhe Saimir Sallakun dhe Rabi Kurtin.

AKUZAT
Më herët prokuroria e Durrësit është shprehur se një kompani e regjistruar në Panama, pronarët e së cilës rezultojnë të përfshirë në një skandal korrupsioni në Spanjë, trasferoi gjysmë milionë euro në llogaritë e Gëzim Sallakut, sipërmarrësit shqiptar të dënuar në Itali për riciklim parash të pista, mashtrim e çështje droge. Në vitet 2011-2012 në llogaritë e të dënuarit janë kryer disa transaksione bankare në vlera të konsiderueshëm dhe dy nga trasfertat e ardhura nga kompania GSA Sallaku, srl në Itali janë trasferuar si borxhe te Rabi Kurti.

Me paratë e Panamasë dhe të tjera vëllezërit Sallaku kanë ndërtuar vila, kanë blerë troje dhe kanë ngritur biznese të ndryshme në Shqipëri. Prokurori Afrim Shehu ka dalë në konkluzionin se pasuritë e vëllezërve Sallaku mikut të tyre Rabi Kurtit janë produkt i veprimtarisë kriminale për këtë shkak i vendosi pronat nën sekuestro. Në dosjen e akuzës theksohet gjithashtu se poseduesit e pronave krijuan dokumenta false që të justifikonin burimet e paligjshme të krjimit të tyre.

NJOFTIMI I PROKURORISE
Nën akuzë për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, Prokuroria Durrës dërgon për gjykim shtetasit G.S., S.S., R.K. dhe “G.S.” Sh.p.k. 1.5 milionë euro prona e asete të sekuestruara

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, në përfundim të hetimit paraprak, dërgoi për gjykim procedimin penal në ngarkim të të pandehurve:

1.Personi Juridik: “G.S.” Sh.p.k, e administruar nga G.S;
2.Shtetasi G.S.;
3.Shtetasi S.S.; dhe
4.Shtetasi R.K.

Të gjithë personat e mësipërm, akuzohen se kanë kryer veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” (e kryer sipas germës “d” të paragrafit të “1” dhe në bashkëpunim) parashikuar nga neni 287 pgr. 2 të Kodit Penal.
Nga hetimi rezultoi e provuar vepra penale për të cilën janë akuzuar dhe nga ana e organit të prokurorisë është kërkuar dërgimin në gjyq të procedimit penal në ngarkim të të pandehurve G.S., S.S., R.K. dhe personi juridik “GS” sh.p.k.

Në funksion të këtij hetimi, me vendimin nr. 221, datë 08.06.2021 të Gjykatës së Shkallës së parë Durrës janë sekuestruar pasuritë e më poshtme:
1.Aksione të shoqërisë “GS” sh.p.k me aktivitet “Import Eksport, tregti autovetura, kamion, etj” me seli në Durrës me ortak të vetëm dhe administrator shtetasin G.S;
2.13 automjete në pronësi shoqërisë tregetare “GS” sh.p.k.;
3.Pasuria e llojit apartament, me sip 48.4 m2, në emër të shtetasit G.S dhe S.H.;
4.Pasuria e llojit apartament, me sip 330 m2, në emër të shtetasit G.S dhe S.H.;
5.Pasuria me adresë Hamallë, me sipërfaqe 12.710 m2, M.Gj, e cila është nga shtetasi G.S.;
6.Pasuria e llojit Arë, me adresë Hamallë, me sipërfaqe 7890 m2, në emër të shtetasit A.L., e cila është blerë nga shtetasi G.S.;
7.Pasuria e deklaruar për legalizimin, në emër të shtetasit G.S., ndërtim 3 kate, me sipërfaqe ndërtimi 140 m2, e ndërtuar në një truall 500 m2;
8.Pasuria e deklaruar për legalizim, në emër të shtetasit S.S, me sipërfaqe ndërtimi 140 m2, e ndërtuar në një truall 500 m2;
9.Pasuria e llojit ndërtesë godinë banimi 2 kate + garazh, me sip 115 m2 kati i përdhe, 116 m2 kati i parë dhe 54 m2 garazhi, në emër të shtetasit R.K., regjistruar me leje legalizimi;
10.Pasuria e llojit ndërtesë, me sip 54 m2, në emër të shtetasit R.K.; dhe
11.Pasuria e llojit apartament, me sip 111.4 m2, në emër të shtetasit R.K. dhe L.K.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SEANCA PËR MASËN E SIGURISË NDAJ BEJLERIT/ E pranishme edhe ambasadorja greke
Previous article "LOKALET"/ KZAZ nis shpërndarjen e materialeve zgjedhore në qendrat e votimit në të gjithë vendin

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJA "VELIAJ"/ GJKKO shpall vendimin për të pandehurit! Elman Abule dënohet me 4 vite e 8 muaj burg, dënime për Ina Goxhajn dhe të tjerë. Për Bushkën… Aktualitet

DOSJA "VELIAJ"/ GJKKO shpall vendimin për të pandehurit! Elman Abule dënohet me 4 vite e 8 muaj burg, dënime për Ina Goxhajn dhe të tjerë. Për Bushkën…

AKSIDENT RRUGOR NË ROSKOVEC/ Plagosen dy këmbësorë, shoqërohet drejtuesi i mjetit Aktualitet

AKSIDENT RRUGOR NË ROSKOVEC/ Plagosen dy këmbësorë, shoqërohet drejtuesi i mjetit

MOTI I KEQ/ ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve: Priten shtrëngata shiu, reshje bore dhe ulje e temperaturave Aktualitet

MOTI I KEQ/ ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve: Priten shtrëngata shiu, reshje bore dhe ulje e temperaturave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT