Presidenti i Ukrainës pritet që të vizitojë ditën e sotme Romën, ku do të takohet me presidentin e Italisë Sergio Mattarella, kryeministren Giorgia Meloni si dhe Papa Françeskun. Presidenti i Ukrainës pritet që të ketë gjithashtu një intervistë në emisionin ‘Porta a Porta’.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony J.Blinken ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba.
Të thuhet në një njoftim nga Uashingtoni, ‘diskutuan përgatitjet e vazhdueshme për kundërsulmin’ në Kiev duke përfshirë, ‘mënyrën në të cilën kontributet e partnerëve ndërkombëtarë mund të mbështesin suksesin e saj’.
Blinken vuri në dukje më tej se sovraniteti i Ukrainës është “jetik për paqen dhe sigurinë në Evropë” dhe përsëriti angazhimin e Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit Joe Biden për të qëndruar pranë Ukrainës “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.


