• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Fredi Beleri ra në ‘grackën’ e të infiltruarit, u kap duke blerë 8 vota për 40 mijë lekë
Home
Breaking News

DETAJET/ Fredi Beleri ra në ‘grackën’ e të infiltruarit, u kap duke blerë 8 vota për 40 mijë lekë

12 May, 2023 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Fredi Beleri, kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Himarës, është zyrtarisht i arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Vlorës me akuzën e ‘korrupsionit aktiv në zgjedhjet’, pra për blerje të voatve. Ai u ndalua nga policia mbrëmë në mesnatë, bashkë me 3 të tjerë, ndërkohë që ka qenë prej ditësh në hetim.

Fredi Beleri, kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Himarës, është zyrtarisht i arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Vlorës me akuzën e ‘korrupsionit aktiv në zgjedhjet’, pra për blerje të voatve. Ai u ndalua nga policia mbrëmë në mesnatë, bashkë me 3 të tjerë, ndërkohë që ka qenë prej ditësh në hetim.

“Arrestimi u krye si autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 328 e 25 te K.Penal, që ka ndodhur në rrethanat si më poshtë: Ky shtetas është kapur në flagrancë në Himarë më datë 12.05.2023 ora 00:14 minuta, në bashkëpunim me persona të tjerë, duke premtuar dhe dhënë shuma monetare personave të ndryshëm me qëllim blerjen e votes”, thuhet në proceverbalin e arrestimit.

Të shoqëruar në komisariatin e Vlorës së bashku me Fredi Belerin kanë qenë edhe 3 persona të tjerë, avokati i tij, një anëtar i Shtabit elektoral dhe një tjetër.  Shoqëruesi i Belerit, Pano Kokoveshi është vënë në pranga për korrupsion në zgjedhje në bashkëpunim. Ndërkohë, janë thirrur për t’u marrë në pyetje disa banorë të Himarës.

Ndalimi është bërë pak pas mesnate, nga forca ‘Shqiponja’ dhe FNSH teksa ishte në shëtitoren e Himarës. Beleri dhe 3 të tjerët janë dërguar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Vlorës. Ai është marrë në pyetje në Komisariatin e Vlorës. Mësohet se ndalimi i Fredi Belerit është bërë pas një hetimi të prokurorisë së këtij qyteti, konkretisht i prokurorit Anton Pali, pasi kishte indicie për sa i përket veprimeve të Belerit dhe anëtarëve të stafit të tij.

Report Tv ka siguruar videon nga momenti i arrestimit të Fredi Belerit. Në pamje duket që Beleri po qëndron me disa persona në lokalin e tij në shëtitoren e Himarës kur efektivë të Policisë së Shtetit e arrestojnë. Në operacion kanë marrë pjesë Forcat ‘Shqiponja’ por edhe ato të FNSH. Në pamje duken 6-7 forca policie që i marrin me shpejtësi personat, ndoshta edhe për të shmangur ndonjë incident apo irritim me mbështetës të Belerit. Për momentin çështja po hetohet nga policia dhe prokuroria e  Vlorës. Nëse do të ketë elementë të korrupsionit në zgjedhje, për shitblerje të votës, çështja pritet që t’i kalojë Prokurorisë së Posaçme SPAK në Tiranë.

Mbrëmë pas mesnate, në ambientet para komisariatit të Himarës janë mbledhur një grup simpatizantësh, ndërkohë që ka qenë i pranishëm edhe Vangjel Dule, kreu i PBDNJ, partia në koalicion me Berisha-Meta që e ka propozuar kandidatin Beleri. Në një prononcim për mediat Dule e ka quajtur sulm të pastër politik arrestimin e Fredi Belerit dhe bën thirrje që të tilla tentative për pengimin e procesit elektoral të ndalen veprime të tilla. Sipas Dules shoqërimi i sotëm i Belerit orkestruar enkas nga kryeministri Rama.

Mbrëmë vonë, në një intervistë ekskluzive kryeministri Edi Rama e ka akuzuar Fredi Belerin për tentativa për manipulim të votave. Rama e cilësoi Belerin një maskara për të cilin shtoi se ka angazhuar njerëz për të kërcënuar emigrantët shqiptarë në Greqi që të votojnë për të më 14 maj. Rama foli edhe me emra kur thha se 2 personat që po kërcënojnë emigrantët se do iu grisin letrat greke janë Napolon Çakalli dhe Spiro Koka, të cilët i paralajmëroi se do merret personalisht me ta.

Reagimet e ashpra për Fredi Belerin kanë ardhur nga shumë krah politikë dhe jo vetëm pasi në një deklaratë të tijën për mediat greke tha se do të helenizojë Himarën në rast se do të zgjidhet në krye të bashkisë më 14 maj.

“Është jetike për helenizmin e Himarës të kapërcejë të gjitha pengesat, që e pengojnë këtë mundësi, të ketë punë të mira, të gëzojë pasurinë e tij, e cila na është mohuar prej 60 vitesh, për t’iu ofruar arsim në gjuhën amtare, greke të gjithëve. Zgjedhja ime do të lehtësojë rrjedhën e helenizmit”, pati deklaruar  Beleri për gazetën e madhe greke ‘Protothema’.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DUJE" NË FINALE/ Albina: Krenarë, e kam ndjerë mbështetjen e shqiptarëve
Previous article INCIDENT PARA ZGJEDHJEVE/ Deputeti i PD-së, Edmond Spaho konfliktohet me kryebashkiakun e Maliqit

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E EGLANT KOÇIT/ Autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit me identitet të rremë dhe lëvizte me taksi Aktualitet

VRASJA E EGLANT KOÇIT/ Autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit me identitet të rremë dhe lëvizte me taksi

PLAGOSET ME THIKE I RIU NË SHËNGJIN/ Transportohet me urgjencë në spitalin e Lezhës Aktualitet

PLAGOSET ME THIKE I RIU NË SHËNGJIN/ Transportohet me urgjencë në spitalin e Lezhës

ZBARDHEN TË TJERA DETAJE NGA VRASJA E EDMOND SULËS/ Autori nuk la gjurmë, dy pistat ku po heton policia Aktualitet

ZBARDHEN TË TJERA DETAJE NGA VRASJA E EDMOND SULËS/ Autori nuk la gjurmë, dy pistat ku po heton policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT