• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
EUROVZIONI I PËGATITUR PËRBALLË SULMEVE KIBERNETIKE/ Sot performon Albina e Familja Kelmendi
Home
Kulturë

EUROVZIONI I PËGATITUR PËRBALLË SULMEVE KIBERNETIKE/ Sot performon Albina e Familja Kelmendi

11 May, 2023 s.autor Kulturë

Përgatitjet e Eurovizionit për një kërcënim të mundshëm kibernetik nga Rusia janë optimale dhe organizatorët ndihen shumë të sigurt”. Këtë vlerësim jep drejtori menaxhues i festivalit europian të këngës në BBC. Transmetuesi ka punuar me ekipin e specializuar të Bashkimit Europian të Transmetuesve dhe Qendrën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike që përpara se të niste Festivali Europian i Këngës në Liverpul.

Ukraina fitoi konkursin e vitit të kaluar, por pushtimi nga Rusia bëri që organizimi t’i besohej Britanisë së Madhe. Sot është nata e dytë gjysmëfinale dhe Shqipëria përfaqësohet me Albina dhe Familja Kelmendi me këngën “Duje”.

Martin Green i BBC-së, i cili gjithashtu drejtoi ceremoninë olimpike në Londër 2012, tha se mënyra më e mirë për t’u përballur me çdo kërcënim ishte bashkëpunimi.

Organizova ceremoninë e hapjes së Olimpiadës, 12 vjet më parë dhe tani po e bëj sërish. Mënyra për ta trajtuar kërcënimin është thjesht të siguroheni që kemi njerëzit më të mirë pranë nesh dhe ne i kemi dhe jemi me shumë me fat për këtë.

Green konfirmoi se pati shumë testime, por nuk ndau detaje më specifike. Martin Osterdahl, mbikëqyrësi ekzekutiv i EBU-së për Eurovizionin, gjithashtu adresoi vendimin e tij për të bashkëpunuar me platformën e mediave sociale TikTok, si partner zyrtar.

Në mars, Parlamenti i Britanisë së Madhe njoftoi se do të bllokonte aplikacionin nga pajisjet dhe rrjetet e tij për shqetësime sigurie. Të tjera vende gjithashtu e kanë kufizuar ose ndaluar. Osterdahl tha se EBU planifikoi të rishikonte partneritetin me TikTok-un kur të përfundonte kontrata aktuale.

TikTok është anëtar i organizatës sonë, kështu që ne e dimë se çfarë po ndodh në secilin vend dhe ne do të vazhdojmë ta ndjekim nga afër. Ne po i shqyrtojmë të gjitha marrëveshjet tona të sponsorizimit rregullisht, si dhe skadencën e tyre. Ne do të bëjmë të njëjtën gjë me TikTok-un. Do të shohim si do të jetë situata kur të skadojë ajo kontratë.

Gjithashtu konfirmoi se njerëzit në Rusi janë të ndaluar të votojnë në garën e këtij viti për shkak të sanksioneve financiare ndaj vendit duke e bërë të pamundur që të paguajnë tarifën e votimit. Rusisë iu ndalua të konkurronte në garë vitin e kaluar pas pushtimit të Ukrainës.

Por, për herë të parë në historinë gati shtatë dekadëshe të konkursit, njerëz nga vende jashtë konkursit janë në gjendje të votojnë për këngën e preferuar këtë vit. Votat iu konvertohen në pikë që kanë të njëjtën peshë si një vend pjesëmarrës duke lejuar potencialisht disa qytetarë rusë të ndikojnë në votim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË TEPELENË/ 16-vjeçari plagoset me armën e shërbimit të babait! Pezullohet polici
Previous article DREJTOHEJ NGA SHQIPTARË/ Shkatërrohet banda kriminale e trafikut të drogës në Spanjë

s.autor

Postime të ngjashme

"AVANGARDET"/ Ekspozitë Kolektive në Galerinë “2 Botë” Kulturë

"AVANGARDET"/ Ekspozitë Kolektive në Galerinë “2 Botë”

MESHARI I GJON BUZUKUT/ Të dhëna të reja nga studimi i Vehbi Miftarit Kulturë

MESHARI I GJON BUZUKUT/ Të dhëna të reja nga studimi i Vehbi Miftarit

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës Kulturë

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT