• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRUAJA SHPËTOI/ 68-vjeçarin e mori rrjedha e lumit, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të turistit holandez
Home
Aktualitet
Kronikë

GRUAJA SHPËTOI/ 68-vjeçarin e mori rrjedha e lumit, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të turistit holandez

10 May, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Vijojnë prej 3-ditësh në Skrapar kërkimet për gjetjen e trupit të 68-vjeçarit, Jules Schuurmans, turistit holandez që e mori rrjedha e lumit mbrëmjen e 8 majit në rrjedhën e kanioneve të lumit Osum. Jules Schuurmans së bashku me bashkëshorten e tij Helma Schuurmans, kishin shkuar për të notuar në kanionet e lumit Osum në Skrapar, por i ka marrë rrjedha e lumit.

64-vjeçarja Helma Schuurmans ka mundur të dalë nga lumi, ndërsa bashkëshorti i saj nuk ka mundur dot të dalë jashtë. Pasi ka dalë nga uji, 64-vjeçarja Helam Schuurmans ka shkuar në Spitalin e Skraparit, ku edhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ka kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e bashkëshortit të saj. Që prej asaj nate, në zonën e kanioneve, ku edhe ndodhi ngjarja, kanë shkuar shërbimet e policisë, ato të DVP-së Berat si dhe shërbimet zjarrfikëse, që filluan menjëherë kërkimet në lumë, kërkime që u ndërprenë atë natë rreth orës 23:30,për shkak të errësirës.

Që prej mëngjesit të djeshëm, në kanionet e Osumit në Skrapar kanë mbërritur palombarët e Repartit Special “RENEA”, të cilët po kërkojnë në ujërat e lumit trupin e turistit holandez. Edhe pse kërkimet e polombarëve kanë vijuar pa ndërprerje deri në orët e vona të mbrëmjes, trupi i 68-vjeçarit Jules Schuurmans nuk është gjetur ende. Burimet zyrtare policore bëjnë me dije se çifti i bashkëshortëve Jules dhe Helma Schuurmans, kishin 4-ditë që kishin shkuar në Skrapar dhe qëndronin në një Kamper. Të njëjtat burime konfirmojnë se 64-vjeçarja Helma Schuurmans ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILAÇET QË KISHTE BLERË I KISHIN SHKAKTUAR PROBLEME/ 37-vjeçarja hakmerret dhe i vë flakën farmacisë. Ja momenti kur i hedh benzinë
Previous article "GOMAR"/ Kreu i Wagner shpërthen ndaj Putinit: A do t’i mbijetojë kësaj deklarate?

s.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA/ U bllokuan në Gjirin e Filikurit, shpëtohen 5 turistë të huaj! Një prej tyre u gjet e plagosur Aktualitet

SHMANGET TRAGJEDIA/ U bllokuan në Gjirin e Filikurit, shpëtohen 5 turistë të huaj! Një prej tyre u gjet e plagosur

AKSIDENT I RËNDË NË DHËRMI/ Përplasen dy makina, 4 persona nisen me urgjencë në spital Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DHËRMI/ Përplasen dy makina, 4 persona nisen me urgjencë në spital

QINDRA QYTETARË NË SHESH/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QINDRA QYTETARË NË SHESH/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT