• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ISHTE NË LISTËN E EKZEKUTORIT/ Flet nxënësi në Serbi: Ishte traumatike, dola nga dritarja, trupat e miqve të mi binin kudo
Home
Rajon

ISHTE NË LISTËN E EKZEKUTORIT/ Flet nxënësi në Serbi: Ishte traumatike, dola nga dritarja, trupat e miqve të mi binin kudo

8 May, 2023 s.autor Rajon

Një prej nxënësve që ishte në listën e ekzekutimeve të Kosta K., personit që kreu masakrën në shkollën “Vladislav Ribnikar” në Vraçar të Beogradit, ka folur për herë të parë pas ngjarjes së rëndë.

Në një intervistë të dhënë për gazetën “Blic”, i riu thotë se ai ishte në klasë më autorin dhe se objektiv i shumicës së viktimave ishin shokët e klasës së tij.

“Kur dëgjova që isha në listë, u trondita. Nuk e di si do të ulemi sërish në bankat e shkollës, ishte traumatike. Trupat e miqve të mi binin kudo. Nuk e di nëse do të kthehem ndonjëherë në shkollë”, tha ai për gazetën serbe “Blic”.

Ai e cilësoi agresorin si një student shumë të mirë, por të mbyllur në vetvete. Ai tha se asnjë nga shokët nuk e dinte që autori i masakrës shkonte në poligon dhe mund të përdorte armë.

“Kur hyri brenda, e goditi mësuesen në qafë që ajo të mos e ndalonte se nuk kishte asgjë kundër saj. Ajo ishte mirë me të, i tha të shkruante një provim kontrolli. Ishte nxënës i mirë në të gjitha lëndët, nuk kishte nota të këqija. Nuk ka treguar se ka shkuar në poligon, ka heshtur gjatë gjithë kohës, ka qenë i tërhequr”, ka thënë ai për gazetën “Blic”.

Djali zbulon se e shpëtoi fati, pasi Kosa qëlloi fillimisht mësuesen dhe rreshtin e parë, çka i dha kohë atij dhe një shoku të largoheshin nga dritarja.

“Ata që nuk ishin në listë, dhe i ka qëlluar, me ata nuk është shoqëruar. Askush nuk e ka ofenduar dhe nuk ka debatuar me të. Dukej sikur ai kishte vendosur rastësisht se do ta bënte tani veprën. Të gjithë miqtë e mi ishin në listë.

Fytyra e tij ishte e zemëruar. Ai ishte gjakftohtë, sikur të kishte një plan për të vrarë të gjithë. Ai nuk tha asgjë. Të gjithë heshtën, bërtisnin dhe pastaj heshtën. Unë isha në atë klasë. Ai qëlloi mësuesin, u kthye, qëlloi rreshtin e parë. Nuk di më tej sepse kur e pashë, dola nga dritarja me një shok”, tha djali i tronditur për “Blic”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBUTEN TENSIONET? Kina dhe SHBA-ja kërkojnë stabilizimin e raporteve
Previous article "ASKUSH TË MOS GUXOJË..."/ Burri i vrau vajzën që u hodh për ta mbrojtur, 52-vjeçarja italiane i shkruan letër shqiptares: Fati ynë i njëjtë...

s.autor

Postime të ngjashme

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën Rajon

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit Rajon

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion Rajon

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT