• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRI/ U vodhi çantën me dhunë dy grave, arrestohet 36-vjeçari në Korçë
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRI/ U vodhi çantën me dhunë dy grave, arrestohet 36-vjeçari në Korçë

5 May, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Korçës ka zbardhur dhe ka dokumentuar 3 vjedhje të kryera dy javët e fundit, ndërsa në pranga ka rënë autori 36-vjeçar, Edison Foto.

Ky i fundit u ka vjedhur çantat e dorës dy shtetaseve, njërës prej tyre me dhunë, si dhe vodhi orendi në një banesë. Sipas policisë, i riu rezulton i dënuar edhe më parë për vjedhje me dhunë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, ditën e djeshme, menjëherë pas njoftimit se në lagjen nr. 12, një shtetas i kishte vjedhur me dhunë çantën e dorës, një 47-vjeçareje, kanë organizuar punën për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorit. Falë veprimeve të shpejta hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë finalizuan operacionin policor të koduar “Rrethi” . Si rezultat i këtij operacioni u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi: -E. F., 36 vjeç, banues në Korçë, me precedent të mëparshëm penal për vjedhje me dhunë”, njofton policia.

Në bazë të pamjeve filmike dhe provave të tjera të siguruara nga Policia, rezultoi se ky shtetas, ndërkohë që shoqërohej me një shtetas tjetër, i ka vjedhur me dhunë, çantën 47-vjeçares, dhe më pas ata janë larguar të dy me shpejtësi.

Gjithashtu, nga veprimet e mëtejshme hetimore u dokumentua se 36-vjeçari është autori i dyshuar edhe i dy vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Korçës, konkretisht: më datë 21.04.2023, në lagjen nr. 6, ka vjedhur sende dhe orendi të ndryshme në banesën e një shtetaseje, ndërsa më datë 28.04.2023, në lagjen nr. 9, i ka vjedhur çantën e dorës një 52-vjeçareje, brenda së cilës kishte një sasi parash dhe dokumente identifikimi.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TESTOHEN PAISJET E IDENTIFIKIMIT ELEKTRONIK/ Celibashi: Shmangen manipulimet dhe votimi...
Previous article I RRETHUAR NGA BALERINAT/ Luizi ka diçka për t’i thënë Kiarës

s.autor

Postime të ngjashme

DHUNA NË PROTESTA/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin Aktualitet

DHUNA NË PROTESTA/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

VRASJA E SHQIPTARIT NË SELANIK/ Arrestohet pas 6 vitesh 26-vjeçari nga Korça! Si u zbulua i kërkuari ndërkombëtar (EMRI) Aktualitet

VRASJA E SHQIPTARIT NË SELANIK/ Arrestohet pas 6 vitesh 26-vjeçari nga Korça! Si u zbulua i kërkuari ndërkombëtar (EMRI)

TRAGJIKE NË SHKODËR/ Makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar Aktualitet

TRAGJIKE NË SHKODËR/ Makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT