• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA NGRE AKUZA NDAJ RUSIT/ Godet rrjetet e vjedhjes së kartave të kreditit
Home
Nderkombetare

SHBA NGRE AKUZA NDAJ RUSIT/ Godet rrjetet e vjedhjes së kartave të kreditit

4 May, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Autoritetet amerikane kanë ngritur akuza ndaj një shtetasi rus që drejton Try2Check, një rrjet faqesh në internet që verifikon numrat e kartave të vjedhura të kreditit për kriminelët kibernetikë. Tashmë janë çaktivizuar katër faqet në internet të këtij rrjeti, dhe Departamenti amerikan i Shtetit ka shpallur një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për informacionin që mund të shërbejë për kapjen e Denis Gennadievich Kulkovit, i cili mendohet se është ideatori i rrjetit Try2Check.

Zoti Kulkov mendohet se gjendet në Samara, të Rusisë. Një juri e madhe bëri publike të mërkurën akuzat ndaj tij, për mashtrime me qasjen në paisje, ndërhyrje në kompjutera dhe spastrim parash. Nëse gjendet fajtor, ai mund të dënohet me deri në 20 vite burgim. Akuzat i njoftuan Breon Peace, prokurori për distriktin lindor të Nju Jorkut, dhe Patrick Freaney, drejtues i zyrës në Nju Jork të Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara.

“Sot është një ditë e keqe për kriminelët që mbështeten tek platforma e të akuzuarit si mjeti i tyre më i mirë për të verifikuar kartat e vjedhura të kreditit që u merren njerëzve që punojnë shumë në distriktin lindor të Nju Jorkut dhe që kanë vlerë në mbarë botën”, u shpreh në një deklaratë prokurori Peace. Sipas dokumentave gjyqësore, zoti Kulkov themeloi rrjetin Try2Check në vitin 2005, dhe ngriti një shërbim jetik në internet për kriminelët kibernetikë që blejnë dhe shesin kartat e vjedhura të kreditit.

Kriminelët kibernetikë vjedhin miliona numra karta krediti çdo vit duke ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në bankat e të dhënave dhe sistemet e pagesave. Në vazhdim, ata i shesin numrat, ndoshta me mijëra apo edhe miliona së bashku, nëpërmjet platformave të shkëmbimit të mesazheve. Por, shumë nga numrat rezultojnë të kotë, pasi shumica çaktivizohen ndërkohë. Për të filtruar numrat e kartave, kriminelët kibernetikë shfrytëzojnë faqet e internetit që verifikojnë kartat, siç është Try2Check.

Këto shërbime u mundësojnë kriminelëve kibernetikë që të verifikojnë autenticitetin e kartave të vjedhura të kreditit përpara se t’i nxjerrin në shitje. Try2Check ishte ndër shërbimet më popullore të këtij lloji, dhe bënte dhjetëra miliona verifikime në vit nëpërmjet katër faqeve të tij të internetit, thuhet në dokumentat e gjykatës.

Përllogaritet se zoti Kulkov ka fituar nga përqindjet rreth 18 milionë dollarë. FBI-ja dhe Shërbimit Sekret amerikan kishin filluar hetimet për Try2Check që nga viti 2013. Operacioni i goditjes së faqeve të internetit u koordinua me autoritetet në Austri dhe Gjermani. Mashtrimi me kartat e kreditit është një problem në rritje në mbarë botën. Sipas “Nilson Report”, humbjet në mbarë botën nga vjedhja e kartave të kreditit do të jenë mbi 397 miliardë dollarë gjatë 10 viteve në vazhdim, nga këto 165 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKUND MILANIN/ Pioli: Të ndërrojmë marsh, kështu mbetemi pa Champions
Previous article KUJDES! Asnjëherë mos mbani shishe plastike me ujë në makinë

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima Botë

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT