• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E STËRVITI SE SI TË QËLLOJË/ Arrestohet babai i djalit që kreu masakrën në shkollën në Beograd
Home
Rajon

E STËRVITI SE SI TË QËLLOJË/ Arrestohet babai i djalit që kreu masakrën në shkollën në Beograd

3 May, 2023 s.autor Rajon

Një masakër ka ndodhur ditën e sotme në Beograd, ku 8 nxënës dhe një roje kanë mbetur të vrarë në një shkollë fillore, si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga një 14-vjeçar.

Mes të vdekurve janë 7 vajza dhe një djalë, të cilët ndodheshin në ambiente të ndryshme të shkollës në momentin që i mituri ka qëlluar drejt tyre duke i lënë të vrarë.

Policia serbe ka arrestuar babanë e djalit, i cili kishte në zotërim armën me të cilën u krye masakra. Ai pretendon se ka pasur leje ligjore për armën.

“Ai pretendon se ishin mbyllur në kasafortë me një kod, por padyshim që fëmija kishte kodin e asaj kasaforte, përveç dy pistoletave, iu gjetën edhe tre karikatorë plot me plumba. Jozyrtarisht, mësohet se së bashku me të atin ai ka shkuar në poligone për ushtrimin e qitjes”, ka thënë zëdhënësi i policisë.

Nga të shtënat që ndodhën mëngjesin e sotëm, mbetën të vrarë nëntë persona, mes tyre tetë studentë dhe një roje sigurie.

Shefi i Departamentit të Policisë në Policinë e Beogradit, Veselin Miliç ka thënë se policia është thirrur në orën 8:42 të mëngjesit të sotëm nga një person i panjohur i cili është prezantuar si K.K dhe ka thënë se ka qëlluar disa persona.

“U konstatua se djali që thirri shërbimin tonë përdori armë zjarri”, tha Miliç, duke shtuar se shtatë vajza dhe një djalë u vranë.

Ai shtoi se studenti e kishte planifikuar këtë krim për një muaj dhe se kishte një listë të fëmijëve që planifikonte t’i likuidonte. Ai tha gjithashtu se arma e përdorur në krim është marrë nga banesa nga babai i studentit të dyshuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË PO NDODH? Vetëm 3 ditë larg finales, futen 2 "banorë të rinj" në shtëpinë e BBV
Previous article VENDIMI I BORDIT TË TRANSPARENCËS/ Ja sa do të shitet nafta, benzina dhe gazi

s.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT