• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARALAJMËRON OKB: Bota të përgatitet për El Ninjon dhe temperatura rekord nxehtësie
Home
Nderkombetare

PARALAJMËRON OKB: Bota të përgatitet për El Ninjon dhe temperatura rekord nxehtësie

3 May, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Agjencia meteorologjike e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar për rritjen e gjasave për zhvillimin e fenomenit të motit, El Ninjo, në muajt e ardhshëm, duke nxitur temperatura më të larta globale dhe mbase edhe rekorde të reja nxehtësie.

Organizata Botërore Meteorologjike ka thënë të mërkurën se tani vlerëson që gjasat për zhvillimin e El Ninjos para fundit të korrikut qëndrojnë në 60 për qind, ndërsa para fundit të shtatorit në 80 për qind, raporton AFP.

“Kjo do t’i ndryshojë tendencat e motit dhe të klimës në mbarë botën”, ka thënë Wilfran Moufouma Okia, shef i shërbimit për parashikimin e klimës në OBM.

El Ninjo, një fenomen që ndodh natyrshëm, dhe që shoqërohet zakonisht me rritje të nxehtësisë në mbarë botën, por edhe me thatësirë në disa pjesë të botës dhe me shira të rrëmbyeshëm në zona tjera, për herë të fundit ka ndodhur më 2018-19.

Që nga viti 2020, bota është goditur nga e kundërta e ftohtë e El Ninjos, një La Ninja jashtëzakonisht e gjatë, e cila ka përfunduar më herët këtë vit, duke i hapur rrugën kushteve aktuale neutrale.

Megjithatë, OKB-ja ka thënë se tetë vitet e fundit kanë qenë më të ngrohtit të regjistruar ndonjëherë, pavarësisht efektit ftohës të La Ninjas gjatë gjysmës së periudhës.

Pa atë fenomen moti, situata me ngrohjen mund të ketë qenë edhe më e keqe. La Ninja “ka vepruar si fre i përkohshëm ndaj rritjes globale të temperaturave”, ka thënë shefi i OBM-së, Petteri Taalas.

Tani, “bota duhet të përgatitet për zhvillimin e El Ninjos”, ka paralajmëruar ai. Në këtë fazë, nuk ka indikacione për fuqinë apo kohëzgjatjen e El Ninjos në ardhje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GODITI ME GRUSHT NË KOKË NJË 30-VJEÇAR/ Arrestohet autori në Pogradec
Previous article TOKA, BIZNESE DHE MAKINA/ Konfiskohen pasuritë e Altin Çuçajt dhe "Ben Qimes"

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima Botë

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT