• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Ja katër shtetet ku janë fokusuar kërkimet për gjetjen e autorëve
Home
Breaking News

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Ja katër shtetet ku janë fokusuar kërkimet për gjetjen e autorëve

30 April, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kërkimet për lokalizimin dhe arrestimin e shtetasit portugez, Ruben Saraiva dhe atij britanik, Harry Simpson, të akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në 19 Prill në Shëngjin, janë përqëndruar në katër shtete.

TV Klan mëson se autoritetet shqiptare po mbajnë kontakte të vazhdueshme me policinë në Greqi, Portugali, Itali dhe Britaninë e Madhe, për të bërë të mundur gjetjen e tyre.

Verifikimet e kryera për shtetasin portugez, i shpallur në kërkim si ekzekutori fizik i biznesmenit Ardian Nikulaj, tregojnë se në rrugë ligjore ai ende nuk ka dalë nga Greqia, megjithatë hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë e largimit nga aty ilegalisht. Pas vrasjes ai doli nga vendi ynë nëpërmjet Doganës së Kapshticës.

Saraiva dhe Simpson, rezultojnë të dy me precedent penal në Britani dhe të përfshirë në trafik drogash dhe krime të tjera.

Ndërkohë të shtunën në Londër, u vunë në pranga 4 autorët e tjerë të ngjarjes së rëndë, mes tyre Edmond Haxhia, i konsideruar si organizatori i vrasjes së Nikulajt. Ndaj tyre ka nisur një proces ekstradimi, teksa do të qëndrojnë në masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Nikulaj u vra në lokalin e tij në Shëngjin pas disa ditësh vëzhgimi dhe ndjekje shtetasit e huaj që silleshin si turistë.

Hetuesit thonë se ngjarja ka pasur motiv gjakmarrjen. Hetimet provuan se 5 te huajt u pritën në aeroport nga Edmond Haxhia, cili rezulton të jetë djali i dajës së personave me të cilët viktima ishte në hasmëri prej më shumë se 20 vitesh./Tv Klan

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NA PENGOJNË PËR TË BËRË PUNËN"/ Rama: Jemi të disponum të bëjmë për Shkodrën atë që kemi bërë në të gjithë vendin
Previous article FUSHATA/ Alibeaj në Fushë-Krujë: Berisha kërkon të krijojë rrymë antiamerikane, PD është në luftë me regjimin

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJA "VELIAJ"/ GJKKO shpall vendimin për të pandehurit! Elman Abule dënohet me 4 vite e 8 muaj burg, dënime për Ina Goxhajn dhe të tjerë. Për Bushkën… Aktualitet

DOSJA "VELIAJ"/ GJKKO shpall vendimin për të pandehurit! Elman Abule dënohet me 4 vite e 8 muaj burg, dënime për Ina Goxhajn dhe të tjerë. Për Bushkën…

AKSIDENT RRUGOR NË ROSKOVEC/ Plagosen dy këmbësorë, shoqërohet drejtuesi i mjetit Aktualitet

AKSIDENT RRUGOR NË ROSKOVEC/ Plagosen dy këmbësorë, shoqërohet drejtuesi i mjetit

MOTI I KEQ/ ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve: Priten shtrëngata shiu, reshje bore dhe ulje e temperaturave Aktualitet

MOTI I KEQ/ ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve: Priten shtrëngata shiu, reshje bore dhe ulje e temperaturave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT