• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FILMIMET, ADN DHE KONTRATË NOTERIALE/ Ja 5 provat “bombë” që akuza ka çuar në Angli për gjyqin e ekstradimit
Home
Breaking News

FILMIMET, ADN DHE KONTRATË NOTERIALE/ Ja 5 provat “bombë” që akuza ka çuar në Angli për gjyqin e ekstradimit

30 April, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pesë provat “bombë” që implikojnë në vrasjen e Ardian Nikulaj, 4 shtetasit britanikë, shqiptarin Edmond Haxhia dhe portugezin Ruben Saraiva, janë dërguar në Angli, me qëllim njohjen e gjyqtares së ekstradimeve në Londër me faktet e prokurorisë Shqiptare.

Ditën e premte në 5 maj, zhvillohet seanca e parë në Londër, ku gjyqtarja Neeta Minhas, do njihet nga afër me 5 faktet kryesore që tregojnë veprimet kriminale të tre shetasve anglezë, Stephen Hunt, Thomas Mithan dhe 28-vjeçares Harriet Bridgeman.

Të tre Britanikët u arrestuan dy ditë më parë në Londër, e së bashku me ta dhe shqiptari Edmond Haxhia nga fshati Kakarriq i Lezhës, i cili rezulton të jetë hasmi i biznesmenit Ardian Nikulaj që mbeti i vrarë në 19 Prill.

Të gjitha filmimet e administruara në dosje, përfshirë dhe momentin e vrasjes së Nikulaj, i janë dërguar në Angli gjyqtares.

Njëherësh dëshmia e të fejuarës së Edmond Haxhisë, përfshirë këtu kontratën noteriale të blerjes së motorit në 28 Mars 2023 bashkangjitur dhe një foto të motorit të gjetur në lumin Drin, janë dorëzuar në tavolinën e gjyqtares Neeta Minhas.

“Ora News” mëson se ndër provat e tjera shumë të rëndësishme që u dërguan në Angli, janë dhe profilet e ADN-së të shtetasve anglezë dhe Edmond Haxhisë.

Këto fakte sipas hetuesve janë çuar për të mos lindur asnjë dyshim, tek trupi gjykues nëse vërtet 4 të arrestuarit janë të njëjtët me ata që kërkon prokuroria Shqiptare apo jo.
Dhe prova e pestë janë ekstraktet e hyrjes në Shqiptëri të katër personave dhe më pas daljes së tyre nga Shqipëria, në mbrëmjen e datës 19 Prill dhe mëngjesin e 20 Prillit.

Mes këtyre provave, materiali i prokurorisë Shqiptare shoqërohet edhe me vendimin e Gjykatës së Lezhës, që ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 4 nga 6 të proceduarit e kësaj vrasjeje.

Sigurisht në dosjen Shqiptare të dërguar në Angli, ndodhet dhe një relacion ku jepet me detaje e gjithë tabloja hetimore mbi ngjarjen e rëndë të vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj.
Autoritet Shqiptare, kërkojnë ekstradimin nga Anglia të 4 personave të akuzuar në Shqipëri, për “Vrasje me paramendim” të kryer në bashkëpunim me motiv gjakmarjen.

Kjo akuzë parashikon një dënim nga 30 vjet deri në burgim të përjetshëm.
Në kërkim për këtë ngjarje vijon të jëtë i dyshuari si personi që kreu vrasjen shtetasi nga Potugalia Ruben Saraiva dhe anglezi me 27 krekorde kriminale Harry Simson.

Ky i fundit ka pasur rolin e vëzhguesit dhe është larguar nga shqipëria menjëherë pas vrasjes, duke përdorur dy taksi.

Sipas policisë shqiptarë,Edmond Haxhia është përsoni kryesor në këtë ngjarje, i cili ka koordinuar dhe financuar grupin prej 5 shtetasve të huaj me qëllin eleminim fizik të Nikulajt.
Sipas bluve ngjarja lidhet me sagën e gjakmarrjes në Lezhë, pasi Haxhia është nipi i fisit Lekstakaj më të cilën kanë konflikt me fisin Nikulaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ÇMENDET" INTER/ “Zikaltërit” përmbysin gjithçka në fundin e lojës
Previous article "LUIZI KA VENDOSUR SHIKUESHMËRINË"/ Habit motra e Oltës: Pa të nuk do ishte...

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJA "VELIAJ"/ GJKKO shpall vendimin për të pandehurit! Elman Abule dënohet me 4 vite e 8 muaj burg, dënime për Ina Goxhajn dhe të tjerë. Për Bushkën… Aktualitet

DOSJA "VELIAJ"/ GJKKO shpall vendimin për të pandehurit! Elman Abule dënohet me 4 vite e 8 muaj burg, dënime për Ina Goxhajn dhe të tjerë. Për Bushkën…

AKSIDENT RRUGOR NË ROSKOVEC/ Plagosen dy këmbësorë, shoqërohet drejtuesi i mjetit Aktualitet

AKSIDENT RRUGOR NË ROSKOVEC/ Plagosen dy këmbësorë, shoqërohet drejtuesi i mjetit

MOTI I KEQ/ ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve: Priten shtrëngata shiu, reshje bore dhe ulje e temperaturave Aktualitet

MOTI I KEQ/ ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve: Priten shtrëngata shiu, reshje bore dhe ulje e temperaturave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT