Motra e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, Kim Yo-yong ka sulmuar presidentin e SHBA-ve Joe Biden, duke e quajtur si “plaku pa të ardhme”.
“Do të jetë shumë për të edhe nëse ai përfundon mandatin e tij,” tha ajo për presidentin amerikan. Sakaq ka sulmuar dhe presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Sok-gil, duke e quajtur “budalla”.
Koreja e Veriut kritikoi sot ashpër marrëveshjen e arritur nga Koreja e Jugut dhe SHBA për të forcuar parandalimin bërthamor. Kim Yo-yong, theksoi se kjo gjë mund të sjellë “rrezik edhe më serioz”.
Gjatë një vizite të presidentit të Koresë së Jugut, Yoon Sok-gil në SHBA, Uashingtoni dhe Seuli paralajmëruan Korenë e Veriut të mërkurën kundër çdo sulmi me armë bërthamore, duke thënë se kjo do të çonte në një përgjigje që do të shihte “fundin” e regjimit të Penianit.


