• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NJË BIRRË PAS KRIMIT DHE U LARGUA I QETË/ Vrasja e Nikulajt, si e “tradhtoi” bankomati informatorin anglez në Shëngjinë
Home
Aktualitet
Kronikë

NJË BIRRË PAS KRIMIT DHE U LARGUA I QETË/ Vrasja e Nikulajt, si e “tradhtoi” bankomati informatorin anglez në Shëngjinë

28 April, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Harry Simpson njëri prej shtetasve anglez që tashmë është shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, ishte personi i parë që u dyshua të kishte lidhje me këtë krim. Ky person ka hyrë në Shqipëri me 5 ditë para ngjarjes me 14-prill dhe ka qëndruar në zonën turistike të Shëngjinit duke mbajtur nën vëzhgim viktimën.

Nga kqyrja e kamerave të sigurisë rezulton të jetë marrë në aeroportin e Rinasit nga shtetasi Edmond Haxhia, i cili sipas policisë rezulton të jetë porositësi, financuese dhe organizatori i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj. Haxhia e ka sjellë anglezin deri në qendër të Shëngjinit dhe aty ka marrë një taksi që e ka quar deri tek hoteli.

Gjatë akomodimit në hotel ai është treguar i kujdesshëm, duke mbajtur kapele dhe duke mos u regjistruar me emër në recepsion me pretendimin se kishte harruar mjetin e identifikimit në mjetin e mikut të tij shqiptar që e kishte marrë në aeroportin e Rinasit, ndërsa ishte paraqitur si turist duke bërë dhe plazh. Në momentin e ngjarjes ai ka qene brenda lokalit të viktimës dhe menjëherë ka shkuar tek hoteli ku ishte akomoduar duke treguar atë çfarë kishte ndodhur dhe pas konsumimit të një birre ka marrë rrobat dhe është larguar me një taxi drejt aeroportit të Rinasit nga ku udhëtuar më pas drejt Londrës.

Shtetasi anglez Harry Simpson për të cilin u krijuan që në fillim dyshime si i përfshirë në ngjarje në rolin e informatorit, u arrit të identifikohet nga pagesa që kishte bërë në hotel përmes tërheqjes së parave nga banka, ndërsa të njëjtën mënyre ka vepruar dhe në dy hotele të tjera që ka qëndruar duke mos u regjistruar. Ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj mesditën e 19-prillit brenda lokalit të tij në Shëngjin u arrit të zbardhet në harkun kohor të 1 jave dhe për këtë ngjarjes janë shpallur në kërkim 1 shtetas portugez në rolin e ekzekutorit, 1 shqiptaro-britanik në rolin e organizatorit dhe financuesi dhe 4 anglez përfshire dhe një femër si bashkëpunetor në këtë krim që dyshohet të ketë ndodhur për gjakmarrjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKOHET FOTO/ Kjo është “spiunia” britanike që mori pjesë në vrasjen e biznesmenit Nikulaj
Previous article MISTERI NË SARANDË/ Arrestohet një person për zhdukjen e Thodhorit e Sulovarit, dyshohet se…

s.autor

Postime të ngjashme

38 DITË PROTESTË/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës Aktualitet

38 DITË PROTESTË/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës

SEZONI VEROR/ Nis fluksi i vizitorëve edhe nga porti i Vlorës Aktualitet

SEZONI VEROR/ Nis fluksi i vizitorëve edhe nga porti i Vlorës

PJESË E GRUPIT TË JETMIR PEPËS/ Aleks Pepaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë Aktualitet

PJESË E GRUPIT TË JETMIR PEPËS/ Aleks Pepaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT