• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PRINDËRIT SHQIPTARË SHTYJNË VAKSINËN E FRUTHIT/ Specialistët e ISHP: Kanë frikë nga autizmi
Home
Sociale

PRINDËRIT SHQIPTARË SHTYJNË VAKSINËN E FRUTHIT/ Specialistët e ISHP: Kanë frikë nga autizmi

28 April, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Vaksinimi i detyrueshëm kundër fruthit ka rënë në mënyrë të vazhdueshme jo vetëm gjatë periudhës së pandemisë COVID-19, por edhe pas saj duke bërë që kjo sëmundje të shpërthejë në Evropë. Shqetësimi ngrihet nga Unicef dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë në javën europiane të imunizmit që synon ndërgjegjësimin me qëllim parandalimin e sëmundjeve infektive.

Në Shqipëri numri i të vegjëlve që kanë marrë dy dozat kundër fruthit është i lartë, por jo në nivelet e kërkuara. “Me dozë të dytë kemi mbi 92% të fëmijëve të vaksinuar, duhet mbi 97- 98 % vaksinimi”- shprehen specialistët e Institutit të Shëndetit Publik.

Vaksina kundër fruthit kryhet me dy doza, në moshën një dhe pesë vjeç, por prindërit shtyjnë në kohë injektimin e saj për shkak të frikës nga autizmi.

“Në moshën 1 vjeç fëmija fillon hapat e para, të folurit ju duket se në momentin që aplikojnë vaksinën është ajo vaksina, por pas 1 vjeç kapen shenjat e para të autizmit dhe ska lidhje më këtë. Kemi fëmijë që mund të jenë 1 vjeç dhe kanë momenitn për tu vaksinuar dhe prindi ka një tendencë për ta shtyrë se nëqoftëse kemi një rast qoftë dhe të izoluar me fruth këta fëmijë rrezikojnë të sëmurën, dhe fruthi është një sëmundje e rrezikshme që çon në vdekje një fëmijë të pavaksinuar, duhet respektuar kalendari sepse mbrojtja nga nëna bie dhe fëmija është i ekspozuar.”

Fruthi sipas specialistëve përhapet me shpejtësi në komunitete me imunitet të ulët. Është gjashtë herë më infektues sesa gripi dhe një në pesë persona që preken prej tij mund të zhvillojnë komplikacione si infeksione të veshit, pneumoni e deri encefalit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS DALJES NGA BIG BROTHER VIP ALBANIA/ Jori Delli takohet me Olta Gixharin, postojnë videon bashkë
Previous article NGA PROJEKTI FUNDOR I BULEVARDIT TEK KAMPUSET UNIVERSITARE/ Veliaj prezanton projektet e së ardhmes

s.autor

Postime të ngjashme

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara Aktualitet

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, shoqërohen tre familjarë rumunë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, shoqërohen tre familjarë rumunë

NXORRËN FOTOT E ERGYS AGASIT GJATË ARRESTIMIT/ Pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave” Aktualitet

NXORRËN FOTOT E ERGYS AGASIT GJATË ARRESTIMIT/ Pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT