• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E NIKULAJT/ Nga mbledhja e filtrave të cigareve te çamçakëzi, si u zbulua ekzekutori portugez
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E NIKULAJT/ Nga mbledhja e filtrave të cigareve te çamçakëzi, si u zbulua ekzekutori portugez

27 April, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Rrëfimet e një vajze zbërthyen vrasjen e politikanit vendor Ardian Nikulaj në lokalin e tij në Shëngjin mesditën e 19 prillit. News24 ka vendosur që emrin e vajzës të mos e publikojë për arsye sigurie, por ajo iu tha hetuesve se motorin që u përdor në vrasjen e babait të 4 fëmijëve e bleu në Tiranë në afërsi të 21 dhjetorit për llogari të Edmond Haxhias, që dyshohet si organizator i vrasjes për motive gjakmarrje.

Në praninë e tyre ishte edhe portugezi Ruben Saraiva, i cili sipas prokurorisë është ekzekutor i biznesmenit. Vajza thotë se pasi firmosi kontratën noteriale, motorin e mori portugezi, ndërsa ajo është larguar me makinë drejt Lezhës.

Këtë motor, shpjegon vajza e ka parë 3 ditë më vonë në magazinën e shtëpisë së Edmond Haxhias, në fshatin Kakarriq në Lezhë.

Vajza ka shpjeguar po ashtu se Saraivo ka mbërritur në Shqipëri në 14 shkurt 2023 dhe është pritur në Rinas nga Edmond Haxhia. Një natë, portugezi ka qëndruar në një hotel në Shëngjin, afër lokal Coral dhe më pas e kanë dërguar në Shkodër. Sipas dëshmitares kyçe në këtë histori, “shtetasi Portogez, përshëndeste në gjuhën shqipe “Si kaluat”, hante shpesh çamçakëz dhe me Edmondin komunikonte në anglisht”.

Prokuroria thotë se përveç pamjeve filmike përmes të cilave kanë rindërtuar të gjithë lëvizjet e të dyshuarve para dhe pas ngjarjes, ndërsa janë gjetur edhe rrobat që përdori në vrasje. Në fytyrë ekzekutori mbante një mbulesë grash, e cila u gjet në automjetin targa AA837ZM dhe nga pështyma u përftuar një profil gjenetik, i cili rezultoi i njëjte më profilin gjenetik të përfituar nga çamçakizi, gjetur në magazinën e shtetasit Edmond Haxhia.

Në lidhje me britanikun Harry Simpson i cili ka pasur rolin e vëzhguesit, prokuroria thotë se në hotelin ku qëndroi ai u gjetën filtrat e cigareve, dhe u përftua një profil gjenetik që rezulton i njëjtë me profilin biologjik të përfituar nga dorezat e gjetura në bagazhin e mjetit që përdorej nga Haxhia.

Sipas dosjes, portugezi u largua nga Kapshtica në këmbë 8 orë pas ngjarjes, ndërsa Simpson u largua nga Rinasi menjëherë pas vrasjes. Motori që u përdor në krim, sipas policisë u gjet këtë të enjte në Kakarriq pas shumë kërkimesh. Policia ka shpallur në kërkim për këtë krim edhe 3 shtetas të tjerë britanik, Harriet Bridgeman, Thomas Mithan dhe Steven Hunt, si dhe Edmond Haxhian.

Për rastin e portugezit, kanë shkruar edhe mediat në vendin e tij. “Mercenari portugez i kërkuar nga policia për vrasjen e biznesmenit në Shqipëri”, është titulli i një prej shkrimeve në mediat në Portugali.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHERR MES DY SHQIPTARËVE NË GREQI/ 37-vjeçari qëllon me thikë bashkëkombasin
Previous article E RËNDË NË SPANJË/ Makina përplaset me këmbësorët në Madrid, dy të vdekur dhe pesë të plagosur

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET SHOKUESE/ Rrahën të miturën dhe e filmuan, procedohen tre adoleshentet në Fier. Detaje nga sherri Aktualitet

PAMJET SHOKUESE/ Rrahën të miturën dhe e filmuan, procedohen tre adoleshentet në Fier. Detaje nga sherri

SHERR ME THIKA E MJETE PRERËSE NË TIRANË/ Pranga tre personave, policia zbardh ngjarjen Aktualitet

SHERR ME THIKA E MJETE PRERËSE NË TIRANË/ Pranga tre personave, policia zbardh ngjarjen

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Dy persona përfundojnë në kanal, njëri prej të plagosurve në gjendje kritike Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Dy persona përfundojnë në kanal, njëri prej të plagosurve në gjendje kritike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT