• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NDAJ ARDIAN NIKULAJT/ “The Sun” jehonë lajmit: Policia kërkon tre britanikë e një grua
Home
Breaking News

ATENTATI NDAJ ARDIAN NIKULAJT/ “The Sun” jehonë lajmit: Policia kërkon tre britanikë e një grua

27 April, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

“Autoritetet ndërkombëtare po kërkojnë 4 britanikë për vdekjen e një biznesmeni shqiptari i cili u ekzekutua me armë zjarri në lokalin e tij”. Kështu e nis artikullin e saj, britanikja ‘The Sun’ pasi policia shqiptare mundi të zbardhë atentatin ndaj Ardian Nikulajt, e cila ndodhi një javë më parë në Shëngjin.

‘The Sun’ shkruan edhe për shqiptaro-britanikun Edmond Haxhia, i cili po kërkohet gjithashtu për vrasjen.

“Autoritetet lokale thuhet se po koordinohen me Agjencinë Kombëtare të Krimit dhe Policinë Metropolitane pas vrasjes, e cila ndodhi të mërkurën më 19 Prill. Grupi i britanikëve mendohet se janë arratisur në një vend të panjohur pas vrasjes”, shkruan ‘The Sun’.

Në lidhje me ngjarjen është shpallur në kërkim edhe një portugez, Ruben Saraiva, i cili dyshohet se është ekzekutori i Ardian Nikulajt. Sipas britanikes, dyshohet se ai ka kaluar kufirin në Maqedoninë e Veriut për t’i shpëtuar autoriteteve. ‘The Sun’ i referohet deklaratave të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, sipas të cilit janë siguruar prova shkencore biologjike të pakundërshtueshme që i përkasin autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale.

Kjo ngjarje është pasqyruar edhe në mediat greke. Edhe ‘Protothema’ ka publikuar në faqen e saj online lajmin e zbardhjes së këtij atentati ku e vë theksin tek vrasësi, i cili është portugez.

Edmond Haxhia Done, me shtetësi shqiptare dhe britanike, Ruben Saraiva, shtetas portugez, Harry Simson, shtetas britanik, Thomas Mithan, shtetas britanik, Steven Hunt, shtetas britanik, Harriet Bridgeman, shtetase britanike janë 6 të shpallurit në kërkim për vrasjen e biznesmenit Nikulaj.

Ata kanë dalë të gjithë nga Shqipëria. Dyshohet se informatori kryesor i grupit ishte Steven Hunt, për të cilin është publikuar kjo foto e marrë nga kamerat e sigurisë të hotelit ku po qëndronte.

Nga hetimet e kryera nga Policia dhe Prokuroria e Lezhës, rezultoi se ngjarja kishte motiv gjakmarrjen. Kamerat e sigurisë dhe verifikimet në sistemin TIMS, treguan se autorët kanë ndjekur për disa kohë Nikulajn, deri në realizimin e vrasjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RREGULLAT E REJA TË KODIT ZGJEDHOR NISIN ZBATIM/ Përgjysmohen gjobat e makinave nëse...
Previous article SHBA/ Shkrimtarja dëshmon në gjyq: Donald Trump më përdhunoi

s.autor

Postime të ngjashme

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar Aktualitet

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97 Aktualitet

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT