• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MARRIN KTHESË HETIMET PËR VRASJEN E NIKULAJT/ Dyshohet se ‘turisti’ ndërhyri në kamerat e sigurisë, zbulohen lëvizjet e fundit
Home
Breaking News

MARRIN KTHESË HETIMET PËR VRASJEN E NIKULAJT/ Dyshohet se ‘turisti’ ndërhyri në kamerat e sigurisë, zbulohen lëvizjet e fundit

26 April, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Teksa kanë kaluar 6 ditë që nga ekzekutimi i Ardian Nikulajt në Shëngjin, duket se policia e Lezhës po shkon në zbardhje të ksaj ngjarje.

Sikurse mëson gazetarja e Top Channel Brixhilda Deda, grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e sigurisë në zonë është parë autori i cili ka qëndruar për disa orë në një ndërtesë të pa përfunduar për të ruajtur objektivin e tij.

Po ashtu burime bëjnë me dije që shtetasi anglez i cili u dyshua që prej fillimit të ngjarjes si një nga informatoret, dyshohet të ketë qenë ai i cili ka ndërhyrë në sistemin e kamerave të sigurisë, për të parë lëvizjet e objektivit.

Shtetasi anglez ka qëndruar 5 ditë tek një resort në Shëngjin, shumë pak metra më tutje lokalit të viktimës. Burime bëjnë me dije se shtetasi anglez është munduar të fshehë identitetin e tij përmes kapelës, dhe në momentin që është paraqitur në recepsion është siguruar që imazhi i tij të mos kapet nga kamerat.

Vetëm pak kohë pas ngjarjes, ai është larguar menjëherë nga Shëngjini dhe dyshohet se ka ndërruar 2 taksi nga Shëngjini në Lezhë dhe më pas ka marrë një tjetër taksi për ta transportuar drejt aeroportit të Rinasit. Kjo ka rritur dhe më tej dyshimet e grupit hetimor se mund të kishte lidhje me vrasjen e Ardian Nikulajt.

Ndërkaq Policia e Lezhës prej ditësh është vënë në lëvizje për gjetjen e autorit, ku ditën e sotme në një banesë të braktisur në Gjadër të Lezhës janë gjetur disa rroba të cilat dyshohet të jenë të autorit ku janë dërguar në laborator për ekzaminime të mëtejshme.

Autoritetet besojnë se ngjarja ka ndodhur për shkak të gjakmarrjes, gjithashtu janë shpallur në kërkim ndërkombëtare 5 persona ndërsa pritet që të këtë një deklaratë zyrtare nga drejtoria vendore e Lezhës në lidhje me këtë ngjare./ Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAMTUMIRË "PLAKAVE"? Parashikimi i motit, çfarë do ndodhë me temperaturat ditën e enjte
Previous article MARRËVESHJA/ VOA: SHBA do të dërgojë nëndetëse balistike bërthamore në Gadishullin Korean

s.autor

Postime të ngjashme

38 DITË PROTESTË/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës Aktualitet

38 DITË PROTESTË/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës

"ÇORBA E SORRAVE..."/ Rama shpërndan profilet e komentuesve në rrjetet sociale: Së shpejti edhe provat Breaking News

"ÇORBA E SORRAVE..."/ Rama shpërndan profilet e komentuesve në rrjetet sociale: Së shpejti edhe provat

SEZONI VEROR/ Nis fluksi i vizitorëve edhe nga porti i Vlorës Aktualitet

SEZONI VEROR/ Nis fluksi i vizitorëve edhe nga porti i Vlorës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT