• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HETIMET PËR VRASJEN E ARDIAN NIKULAJT/ Dyshime për hakmarrje dhe vrasës me pagesë
Home
Breaking News

HETIMET PËR VRASJEN E ARDIAN NIKULAJT/ Dyshime për hakmarrje dhe vrasës me pagesë

26 April, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Megjithëse kontrollet vijojnë prej 19 prillit në zonën e Gjadrit, policia ende nuk ka mundur të gjejë motorin e përdorur nga vrasësi i biznesmenit Ardian Nikulaj, dhe as ka arritur të shpjegojë me prova ligjore se si ka vijuar lëvizja e tij më tej.

Nga ana tjetër hetime intensive po kryen edhe për të zbuluar persona të tjerë të implikuar në vrasje si porositës, vëzhgues apo bashkëpunëtorë.

Nga vëzhgimi i imtësishëm i pamjeve të kamerave të sigurisë ka rezultuar se ekzekutori I biznesmenit Ardian Nikulaj ka mbërritur pranë vendit të ngjarjes 8 orë para vrasjes. Gjatë kësaj kohe ai ka qëndruar në një pallat në ndërtim nga ku ka dalë vetëm pasi është njoftuar se ishin krijuar kushtet e përshtatshme për kryerjen e ekzekutimit në lokalin ‘Coral’.

Ky pallat në ndërtim e sipër ku qëndroi i fshehur vrasësi është rreth 100 metra larg vendit ku ndodhi vrasja. Autori i maskuar me jelek fosforeshent dhe skafandër dyshohet se u njoftua që objektivi i tij ishte i vetëm në tavolinë dhe kreu ekzekutimin. Ndër personat e dyshuar si bashkëpunëtor është një anglez i prezantuar si turist. Në kamerat e pallatit në ndërtim i cili shfrytëzohet vetëm në katin përdhes për parkim shfaqet për disa minuta dhe turisti anglez, por policia nuk është e bindur nëse është realizuar një takim mes tij dhe vrasësit që ka qëndruar 8 orë në atë godinë.

Dyshimet e policisë shtohen edhe për faktin se gjatë 5 ditëve të qëndrimit të tij në Shëngjin, turisti ka qëndruar me kapele dhe ka qenë i kujdesshëm për të mos lënë pas gjurmë të tij. Ai ka arritur deri aty sa ka mbledhur edhe bishtat e cigareve që konsumonte. Policia shqiptare është në pritje të të dhënave nga homologët anglez në lidhje me personin që dyshohet si bashkëpunëtor i cili u u largua nga Rinasi drejt atdheut të tij vetëm pak orë pas vrasjes./ Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARRËVESHJA/ VOA: SHBA do të dërgojë nëndetëse balistike bërthamore në Gadishullin Korean
Previous article TELEFONATA E PARË QË NGA PUSHTIMI RUS/ Xi dhe Zelensky biseduan, çfarë vendimi mori Kina

s.autor

Postime të ngjashme

SHOKUESE NË SELANIK/ Abuzohet seksualisht 15-vjeçarja shqiptare! Autori filmon ngjarjen dhe… Aktualitet

SHOKUESE NË SELANIK/ Abuzohet seksualisht 15-vjeçarja shqiptare! Autori filmon ngjarjen dhe…

AKSIDENTI I AUTOBUZIT NË LINJËN BERAT-TIRANË/ Në reanimacion dy fëmijë dhe një shtetase e huaj Aktualitet

AKSIDENTI I AUTOBUZIT NË LINJËN BERAT-TIRANË/ Në reanimacion dy fëmijë dhe një shtetase e huaj

DHUNA NDAJ TË MITURËS/ Policia ZBARDH DETAJE TRONDITËSE: Njëra nga vajzat ka dhunuar edhe nënën e saj... Aktualitet

DHUNA NDAJ TË MITURËS/ Policia ZBARDH DETAJE TRONDITËSE: Njëra nga vajzat ka dhunuar edhe nënën e saj...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT