• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PASTRIM PARASH NË TIRANË PËR LLOGARI TË MAFIAS ITALIANE/ Dënohen bashkëpunëtorët e Rezart Taçit
Home
Aktualitet
Kronikë

PASTRIM PARASH NË TIRANË PËR LLOGARI TË MAFIAS ITALIANE/ Dënohen bashkëpunëtorët e Rezart Taçit

25 April, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Posaçme dënoi me 11 vite burg Artur Ballën, kunatin e biznesmenit Rezart Taçi, dhe truprojën e këtij të fundit Bledar Lilo me 10 vjet heqje lirie.

Ata akuzohen nga Prokuoria e Posaçme për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal në lidhje me një shumë të konsiderueshme monetare e cila u transferua nga Italia në Shqipëri.

Avokati Ardian Visha që mbron Lilon tha se klienti i tij ka qenë thjesht shofer dhe se nuk mund të akuzohet për një vepër penale të cilën nuk e ka kryer.

Të njëjtin qëdrim duke kërkuar pafajësi mbajti edhe avokati i Artur Ballës, Sokol Hazizaj.

Dosja me provat për biznesmenin Rezart Taçi, i cili vijon të jëetë në kërkim ndërkombëtar është ndarë më vete.

Sipas SPAK, tre të dyshuarit, Lilo, Taçi dhe Balla akuzohen për pastrimin e mbi 18 milionë eurove që u transferuan në Shqipëri për llogari të italianit të Cosa Nostrës, Francesco Zummo.

Shuma në fjalë është bllokuar në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë.

Sipas SPAK, Rezart Taçi, Artur Balla dhe Bledar Lilo, në bashkëpunin me bosin Cosa Nostrës Francesco Zummo, Fabio Petruzzella dhe Daniele Cestagalli kanë organizuar skemën komplekse financiare të kundraligjshme, të shtrirë në disa shtete të ndryshme.

Transfertat e parave bëheshin për pastrimin e tyre sipas porosive që jepte biznesmeni Rezart Taçi përmes kompanisë së tij, duke vepruar në një llogari bankare në Tiranë.

Fondet më pas duhet të transferoheshin në Hong Kong dhe Singapor.

Biznesmeni shqiptar përllogaritet të fitonte rreth 3 milionë euro nga ky operacion, ose 16% të shumës.

Origjina e mbërritjes së parave ishte një bankë në Kantonin zviceran të Ticinos, pjesa e pasurisë së bosit të Cosa Nostrës Francesco Zummos.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article UNAZA ME DIAMANTE E KIARËS/ Nëna Leta jep vlerësimin: Do përgatitemi që t’ja kthejmë, të bëjmë adetet...
Previous article ZHDUKJA E DY PERSONAVE NË SARANDË PËR DROGËN NË KORFUZ/ Benzi i gjetur në Nivicë u përdor në vendosjen e tritolit në vilën e Afëz Kullës

s.autor

Postime të ngjashme

SIGURIA NË PLAZHE/ Policia e Vlorës: Zero tolerancë për shkelësit e ligjit! 66 mjete lundruese të bllokuara Aktualitet

SIGURIA NË PLAZHE/ Policia e Vlorës: Zero tolerancë për shkelësit e ligjit! 66 mjete lundruese të bllokuara

SPAK JEP PRETENCËN: Nga 7 vite burg për Fatime Kryemadhin e Ema Çokun dhe 4 vite për Pirro Xhixhon Aktualitet

SPAK JEP PRETENCËN: Nga 7 vite burg për Fatime Kryemadhin e Ema Çokun dhe 4 vite për Pirro Xhixhon

TRAGJIKE/ Aksidenti i rëndë i merr jetën shqiptarit në Itali! U përplas me një makinë teksa drejtonte motoçikletën Aktualitet

TRAGJIKE/ Aksidenti i rëndë i merr jetën shqiptarit në Itali! U përplas me një makinë teksa drejtonte motoçikletën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT