• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
KOSOVË/ Nis në Prishtinë Panairi i Librit Akademik
Home
Kulturë

KOSOVË/ Nis në Prishtinë Panairi i Librit Akademik

25 April, 2023 s.autor Kulturë

U çel më 24 prill në Prishtinë Panairi Mbarëkombëtar i Librit Akademik dhe Shkencor.
Organizohet nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit
Mbahet deri në datën 26 prill 2023, në mjediset e ASHAK. Çmimi “Jakov Xoxa” për veprën më të mirë studimore, akorduar këtë vit në nder të 100-vjetorit të lindjes së shkrimtarit, iu dha studiuesit Sabri Hamiti me librin “Stilografia” .
“Jam i nderuar me vlerësimin që i bëni librit tim. Qendra e Librit dhe e Leximit ka bërë një gjetje të pazakontë duke i dhënë emrin e novelistit e romancierit Jakov Xoxa një çmimi për vepër kritike. Kjo edhe duket si një pohim që shkrimi i leximit letrar bëhet letërsi.
Në librin tim “Stilografia”, tashmë të shënjuar me emrin Jakov Xoxa, kryevepra e Xoxës “Lumi i vdekur”, renditet midis kryeveprave të letërsisë shqipe.
Romani “Lumi i vdekur”, në vitet gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar, ishte bërë një libër kult për brezin e ri të lexuesve në Kosovë: për përmasat e thurjes së romanit epik në shqip, për marrëdhëniet njerëzore e shoqërore të kosovarëve të shpërngulur me vendasit në Shqipëri e sidomos i pëlqyer në tregimin e dashurisë të Vitës e Adilit.
Romani adhurohet sidomos për stilin e tij, që i ngjet prozës së Mitrush Kutelit, pararendës dhe që gjen vazhdimin në prozën e Vath Koreshit.
Romani “Lumi i vdekur” tematizon në mënyrë origjinale fenomenin e natyrës dhe kulturës, duke i sprovuar me Humanen, për të përapëlqyer natyralen si kundërpeshë të arrogancës së njeriut.
Këtë zbulim do ta ketë bërë cilido shkrimtar, që e ka takuar Jakov Xoxën në Apolloni, në fillim të viteve ’70 kur ai vetmitar, i paqtuar me natyrën, po thurte prozën e vet epike, larg kryeqytetit dhe klubit të thashethemeve, u shpreh SABRI HAMITI.

Pjesëmarrës në panair:

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës
Akademia e Shkencave e Shqipërisë
Instituti Albanologjik i Prishtinës
Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë
Instituti i Historisë “Ali Hadri”, Prishtinë
Instituti i trashëgimisë shpirtërore e kulturore të shqiptarëve, Shkup
Universiteti i Prishtinës
Universiteti i Tiranës
Universiteti i Tetovës
Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”
Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”
Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës
Drejtoria e përgjithshme e arkivave të Shqipërisë
Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, Ulqin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NË PRITJE TË ZGJEDHJEVE"/ Rënia e euros prek tjetër rekord historik, kursi po “rrokulliset” drejt 110 lekëve
Previous article HARRY KANE BRAKTIS TOTTENHAM/ “Bomberi” anglez mund të bëhet “djall”

s.autor

Postime të ngjashme

"AVANGARDET"/ Ekspozitë Kolektive në Galerinë “2 Botë” Kulturë

"AVANGARDET"/ Ekspozitë Kolektive në Galerinë “2 Botë”

MESHARI I GJON BUZUKUT/ Të dhëna të reja nga studimi i Vehbi Miftarit Kulturë

MESHARI I GJON BUZUKUT/ Të dhëna të reja nga studimi i Vehbi Miftarit

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës Kulturë

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT