• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË TJERA DETAJE/ Zbulohet shkaku i vrasjes së “Koçoles” dhe shokut të tij, familjarët nisin kërkimet private në Vrinë për gjetjen e trupave të pajetë
Home
Breaking News

TË TJERA DETAJE/ Zbulohet shkaku i vrasjes së “Koçoles” dhe shokut të tij, familjarët nisin kërkimet private në Vrinë për gjetjen e trupave të pajetë

23 April, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Janë zbardhur detaje të reja nga hetimet për zbardhjen e zhdukjes së 46-vjeçarëve në Sarandë, Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi i njohur si “Koçole”, ku prej 18 ditësh nuk ka asnjë gjurmë prej tyre.

Ashtu siç u raportua edhe më herët, ata dyshohet te jenë ekzekutuar dhe groposur në fshatin Vrinë të Bashkisë Konispol. Mësohet se që prej mëngjesit, rreth 50 familjarë te Fatmir Sulovarit janë nisur drejt kësaj zone për ta krehur fizikisht dhe me mjete logjistike me qëllim gjetjen e trupave të pajetë.

Burimet bëjnë me dije se personat e shoqëruar në lidhje me këtë ngjarje janë me precedentë penalë, disa madje edhe të arrestuar dy vitet e fundit nga policia e Sarandës për vepra të rënda, por të liruar më pas nga Gjykata e këtij qyteti. Ende nuk dihet nëse ndaj tyre është lëshuar urdhër-arresti.

Dyshohet se motivi kryesor i ekzekutimit të “Koçoles” dhe shokut të tij mendohet të jetë shit-blerja e një toke, edhe pse personat e dyshuar për këtë ngjarje kanë precedentë për çështje të mëdha narkotikësh.

Autorët e dyshuar janë kujdesur të fshehin provat mirë, pasi një prej 8 automjeteve të sekuestruara për verifikim, rezulton që ka pasur disqet e gomave të lyera për kamuflim. Mungesa e provave konkrete, por kryesisht e trupave, mendohet se është arsyeja pse policia nuk po e konkludon operacionin me arreste.
Shpresat e policisë dhe prokurorisë për gjetjen e trupave, janë tek bashkëpunimi i njërit prej personave që po mbahet i shoqëruar, i cili ka refuzuar të flasë megjithëse është një individ që ka informacion të detajuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AGJENTI "007" NË MARADONA/ Manchester United vëzhgoi nga afër sulmuesin Osimhen
Previous article PAMJET/ Rama jehonë projekteve të Becit: Shkodra do të transformohet

s.autor

Postime të ngjashme

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente Aktualitet

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT) Aktualitet

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT)

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën Breaking News

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT