• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HAPET SHËRBIMI I KARDIOLOGJISË SË QSUT/ Manastirliu: Pajisjet e reja rrisin cilësinë e shërbimit për qytetarët
Home
Politikë

HAPET SHËRBIMI I KARDIOLOGJISË SË QSUT/ Manastirliu: Pajisjet e reja rrisin cilësinë e shërbimit për qytetarët

22 April, 2023 s.autor Politikë

Hapet Shërbimi Kardiologjisë në Spitalin Qendror në QSUT. Në ditën e hapjes së këtij shërbimi të rëndësishëm, të cilin Ministrja e Shëndetësisë e konsideroi zemrën e spitalit të ri, u zhvillua një ceremoni e veçantë për emërtimin e Klinikës së Reanimacionit Kardiak “Anesti Kondili”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, theksoi se ky shërbim falë investimit dhe pajisjes me aparatura të teknologjisë së lartë, do të rrisë cilësinë e trajtimit dhe shërbimit ndaj qytetarëve.

“Sot është hapja e shërbimeve të kardiologjisë, njësisë së hemodinamikës dhe reanimacionit të kardiologjisë në këtë Spital Qendror. Këto shërbime kanë një kapacitet prej 116 shtretër në pavione, 20 shtretër të terapisë intensive dhe 3 angiografe e pajisje të reja që pritet të rrisin dhe më shumë cilësinë e shërbimit, nga diagnoza, tek trajtimet invazive, deri tek trajtimet e reja”,- tha Manastirliu.

Gjatë ceremonisë së vendosjes së emrit të Reanimacionit të Kardiologjisë në nder të prof. Anesti Kondili, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe drejtuesit e shërbimit të kardiologjisë, kanë vlerësuar figurën e mjekut të njohur kardiolog prof. Anesti Kondilit, si themelues i këtij shërbimi delikat.

“Vendosëm që në krye të herës që Spitalit i ri të quhej Spitali Qendror, sepse në fakt ky spital është zemra e mjekësisë, është qendra e gravitetit të shkencave mjekësore, por nga ana tjeter është hapësira që përbashkon kaq shumë kontribues, bashkon pjesën më të madhe të korifejve të mjekësisë shqiptare në një qendër të vetme, në Spitalin e ri Qendror në QSUT. Sot jemi mbledhur për të vendosur emrin e një prej shërbimeve më delikate, Reanimacionit të Kardiologjisë prof. Anesti Kondilit. Me vendosjen e emrit të prof. Kondilit ne vlerësojmë punën e tij të çmuar, investimin intelektual dhe njerëzor në një shërbim që e themeloi vetë, atë të reanimacionit kardiak”,- tha Manastirliu.

Shërbimet e Kardiologji 1 dhe 2  janë transferuar së fundmi në Spitalin Qëndror në QSUT. Kapacitetet e këtyre dy shërbimeve janë 116  shtretër. Për fuqizimin e Kabinetit të Hemodinamikës në Spitalin e ri është instaluar angiografi i tretë (CathLab) një pajisje mjekësore e teknologjisë së lartë.

Aktualisht Shërbimi i Hemodinamikës në QSUT është shërbimi i vetëm në institucionet spitalore publike që trajton urgjencën kardiake 24/7 me një volum prej 5,790 ndërhyrje në vit (pacemaker, angiografi, angioplasikë). Transferimi i shërbimeve drejt spitalit të ri pritet të mbyllet me transferimin e Shërbimit të Urgjencës Polivalente në ditët në vijim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 14 MAJI/ Benet Beci në Shirokë: E di që mezi prisni fitoren e PS! Ta kthejmë Shkodrën si të gjithë qytetet e tjera
Previous article SULMET E IRANIT/ Mbyllet komisariati digjital. Në hetim çdo subjekt i sulmuar, merret në mbrojtje nga struktura e re

s.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Linda Rama: Nga qendrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor Intervista

INTERVISTA/ Linda Rama: Nga qendrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës Politikë

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT