Melika dhe Aazam – emra fiktiv – janë dy vajza iraniane nga Mashhad dhe Tabriz, ato janë 20 dhe 21 vjeç dhe sapo kanë mbërritur në Itali pasi kanë kaluar Turqinë.
Ato kanë ikur nga Republika Islamike e cila kërkon t’i ndëshkojë për pjesëmarrjen në demonstratat e muajve të fundit dhe për mosmbajtjen e ‘Hixhabit’. Melika dhe Aazam studiojnë filozofi dhe mjekësi. Ato nuk i përkasin asnjë grupi politik, dhe zotërojnë rrjete sociale si Instagram dhe TikTok. Ato janë vajzat e lëvizjes ‘Gruaja, jeta, liria’ që ne kemi njohur përmes historive të guximit të pakufishëm që, shpesh, brutaliteti i papërshkrueshëm i regjimit të Ajatollah Khameneit i ka dënuar me dhunë dhe vdekje.Unë marr droga psikotrope. Psikiatri më diagnostikoi me çrregullim të stresit traumatik. Ende zgjohem natën për të kontrolluar nëse ka njeri jashtë derës”,thotë Aazam, e cila është marrë në pyetje nga policia shtatë herë në gjashtë muaj.
Në konsultim me psikiatren është edhe Melika, e cila tregon torturat e gardianëve të burgut.
Kur ajo mbërriti në qendrën e paraburgimit, i mbuluan sytë dhe e morën në pyetje.


