• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBARDHET UDHËZIMI/ Sa kontribute për sigurimet do të paguajnë të dypunësuarit
Home
Sociale

ZBARDHET UDHËZIMI/ Sa kontribute për sigurimet do të paguajnë të dypunësuarit

22 January, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Kontributet e sigurimeve shoqërore për efekt të llogaritjes së pensionit do të paguhen nga të gjithë qytetarët, që janë të dypunësuar, më vete, për çdo vend pune.

Gazeta boton udhëzimin e miratuar nga Drejtoria e Përgjithshme të Tatimeve për llogaritjen e kontributeve dhe sigurimeve shëndetësore për qytetarët që janë të punë- suar në më shumë se një vend pune.
Llogaritja e kontributeve do të bëhet sipas pagës, që qytetari merr në secilën punë.
Në total, kontributi i sigurimeve shoqërore i llogaritur nuk duhet të jetë më i lartë se kontributi i llogaritur mbi pagën maksimale.
Pas ndryshimeve në muajin maj, shuma mujore e kontributeve për të punësuarit me pagë maksimale është bërë 29,532 lekë nga 27,071 lekë, që ishin më parë.
  • UDHËZIMI

Në udhëzimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve thuhet se pagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për personat e dypunësuar është i detyrueshëm.

Në rast se paga e qytetarit është më e lartë se paga minimale prej 24 mijë lekësh, llogaritja e kontributeve bëhet sipas pagës që merr.

Në udhëzim, Tatimet shpjegojnë se kontributet e sigurimeve shoqërore për efekt pensioni, në total, për të dy vendet e punës nuk mund të jenë më shumë se kontributi që paguhet për pagën maksimale.

E thënë ndryshe, kontributet nuk mund të jenë më shumë se 29,532 lekë.

“Kur i njëjti person është ekonomikisht aktiv në dy ose më shumë subjekte dhe në secilin prej tyre merr pagë më të lartë se paga minimale, llogaritja e kontributit të sigurimit shoqëror dhe sigurimit të kujdesit shëndetësor është e detyrueshme për çdo subjekt.

Në këtë rast, llogaritja e kontributit të sigurimit të kujdesit shëndetësor bëhet sipas pagës përkatëse, që merr nga secili subjekt, ndërsa masa e llogaritur e kontributeve të sigurimeve shoqërore, në total, të jetë jo më shumë se kontributi i llogaritur mbi pagën maksimale”, shpjegohet në udhëzimin e Tatimeve.

Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore do të paguhen edhe në rast se qytetari paguhet në njërën nga vendet e punës me një rrogë më të vogël se paga minimale prej 24 mijë lekë.

“Kur i njëjti person është ekonomikisht aktiv në dy ose më shumë subjekte, dhe në njërin prej tyre paga është më e vogël se paga minimale, llogaritja e kontributit të sigurimit shoqëror dhe sigurimit të kujdesit shëndetësor është e detyrueshme për çdo subjekt.

Në këtë rast, llogaritja e kontributit të sigurimit të kujdesit shëndetësor bëhet sipas pagës përkatëse, që merr nga secili subjekt, ndërsa llogaritja për kontributet e sigurimeve shoqërore, në total, të jetë jo më shumë se kontributi i llogaritur mbi pagën maksimale”, thuhet në udhëzimin e Tatimeve.

/panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Drejtori Sportiv i Romë, Monchi: Nëse Dzeko largohet, atëherë do të blejmë një lojtar tjetër
Previous article Alketa Vejsiu siç nuk e keni parë kurrë më parë: Luksi i vërtetë është të... (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT