• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ESCOBAR DËRGOI THIRRJEN E SHBA-VE/ Konjufca: Kosova nuk e ka detyrim formimin e Asociacionit pa njohje de fakto
Home
Rajon

ESCOBAR DËRGOI THIRRJEN E SHBA-VE/ Konjufca: Kosova nuk e ka detyrim formimin e Asociacionit pa njohje de fakto

20 April, 2023 s.autor Rajon

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, është shprehur skeptik se Kosova do të pranojë ndonjë version të Asociacionit të komunave me shumicë serbe deri më 2 maj kur pritet një takim i nivelit të lartë në Bruksel.
I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se pret që deri më këtë datë Qeveria e Kosovës të ketë një propozim për Asociacionin.

I pyetur nga gazetarët për këtë deklaratë, Konjufca tha se nuk përjashtohet mundësia që edhe propozimi i ri që do të bëjë grupi menaxhues, të mos pranohet nga Kosova. “Nuk e përjashtoj se as ky tjetri [versioni i ri i Asociacionit] nuk do të funksionoj duke parë përbërjen e këtij ekip të menaxhimit, ku është i përberë edhe nga deputetët të Serbisë. Kjo është e papranueshme për Kosovën”, deklaroi Konjufca.

Ai tha me tej se nëse propozimi është në interes të Serbisë, atëherë ekipi menaxhues sipas tij duhet të shkarkohet. Më tej Konjufca tha se pret që të sqarohet situata në takimin e 2 majit ku pritet të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. “Kosova duhet të tregojë se nuk ka kurrfarë obligimi dhe nuk duhet ta bëjë asnjë hap, pa u realizuar binari i parë e që është njoha de fakto [nga Serbia]”, tha Konjufca.

Në prag të takimit të 2 majit në mes të Kurtit dhe Vuçiç, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha për ‘Zërin e Amerikës’ se që nga takimi 18 marsit që u zhvillua në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ka pasur përparim lidhur me Asociacionin dhe një evoluim të jashtëzakonshëm në qëndrimin e Qeverisë së Kosovës dhe në veçanti të kryeministrit Albin Kurti, për të pranuar këtë detyrim ligjor. Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen për formimin e Asociacionit në vitin 2013 dhe më pas për parimet e tij më 2015.

Më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi që shumica e parime të marrëveshjes nuk janë në përputhje me Kushtetutën, por që mund të harmonizohen. Megjithatë, Qeveria aktuale në Kosovë ka refuzuar formimin e asociacioneve njëetnike, duke thënë se mund të dëmtojnë funksionalitetin e Kosovës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LËVIZJET E REJA NË FUSHËN E BETEJËS/ Inteligjenca ukrainase: Moska po kalon në një “pozitë mbrojtëse”
Previous article ÇFARË NDODHI? Luizi dënohet, duhet të qëndrojë 1 orë...

s.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it Rajon

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri Rajon

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT