• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJE TË REJA/ Tritoli në shtëpinë e babait të vëllezërve Duka, hetuesit pazëll me kamerat
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJE TË REJA/ Tritoli në shtëpinë e babait të vëllezërve Duka, hetuesit pazëll me kamerat

19 April, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Detaje të reja kanë dalë në dritë për shpërthimin e ndodhur të martën në shtëpinë e babait të Leonard Dukës, në Tiranë. Ato i përcolli përmes një lidhjeje me edicionin e lajmeve në Tv Klan, gazetari Merin Maçi. Sipas tij, autoritetet hetimore po përpiqen që të bien në gjurmët e autorit duke analizuar kamerat e sigurisë që të çojnë tek pallati në zonën e Freskut. Ndërsa kamera që ndodhej në këtë pallat sipas gazetarit u hoq pak muaj më parë në operacionin “Fijet”, që kishte si qëllim heqjen e kamerave të dyshuara se ishin vendosur nga kontigjentë kriminal.

“E kaluara kriminale e dy djemve të Muhamet Dukës, duket se është në fokusin e hetimeve që po zhvillon policia e Tiranës. Nga ana tjetër agjentët e krimeve po analizojnë të gjitha pamjet filmiket që të lidhin dhe të çojnë në pallatin 7 katësh. Kjo pasi, për shkak të operacionit të koduar Fijet, kamerat e sigurisë të cilat ishin në këtë pallat vetëm disa muaj më parë, janë çinstaluar, çka ka sjellë vështirësi në verifikimet që po kryejnë uniformat blu. Sipas burimeve, një person është shquar në kamerat e sigurisë diku larg vendit ku u regjistrua ngjarja dhe po punohet me ndjekjen e itinerarit të këtij personi të dyshuar, ndonëse është ende larg rënies në gjurmët e autorit të vendosjes së eksplozivit në derën e banesës së babait të vëllezërve Duka, Muhamet Dukës”.

Vetë ky i fundit nuk jetonte prej vitesh në këtë shtëpi, ndërsa për apartamentin kujdesej një i afërm, i cili siç mëson gazetari, nuk ka dhënë informacione të vlefshme për autoritetet hetimore.

“65-vjeçari në fakt prej vitesh nuk jetonte në këtë banesë dhe sipas dëshmive që kanë dhënë edhe banorët në polici, janë shprehur se apartamenti ishte lënë për kujdesje një personi të afërm të familjes Duka. Megjithatë edhe ky person nuk ka dhënë detaje që mund t’i vlejë hetimit për të rënë në gjurmët e autorëve. Krahas përplasjeve të vjetra, ku janë përfshirë vëllezërit Duka për të cilat janë edhe nën akuzë nga SPAK, mes të cilave dhe vrasja e 2019-s të ish-efektivit Santiago Malko, policia po hetonte edhe pista të tjera të mundshme mund të kenë sjellë shpërthimin me tritol, sasi i të cilit është ende e pa përcaktuar nga grupi hetimor”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U EKZEKUTUA ME 7 PLUMBA NË KOKË DHE TRUP/ DETAJE mbi të shkuarën e biznesmenit të vrarë në Shëngjin
Previous article VRASJA E BIZNESENIT NË SHËNGJIN/ Një nga autorët i maskuar me skafandër e me uniformë policie, atentatorët u larguan me…

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO) Aktualitet

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO)

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por… Aktualitet

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por…

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj Aktualitet

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT