• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FLET KREU I ALUIZNIT, Lame: Harta e re, si ndahen tapitë e legalizimeve (DETAJET)
Home
Sociale

FLET KREU I ALUIZNIT, Lame: Harta e re, si ndahen tapitë e legalizimeve (DETAJET)

22 January, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Duke punuar me të njëjtën hartë, ALUIZNI dhe Hipoteka do t’i japin zgjidhje ngërçit të krijuar mes tyre, duke zhbllokuar praktikën e hipotekimit për 28 mijë e më shumë dosje, ende të paregjistruara.

Reforma e paralajmëruar, e cila pritet të finalizohet në qershor të këtij viti, synon që t’i japë fund alibisë së përdorur deri më sot se ka mospërputhje hartash.
I ftuar në emisionin “7 pa 5” në Vizion Plus, kreu i ALUIZNI-t Artan Lame tha se si referuese do të merret harta, me të cilën punon institucioni që ai drejton, kjo për vetë faktin që të dhënat janë të përditësuara dhe vijnë nga matjet e kryera në terren.

Ndërsa i cilësoi të mbartura dhe të hershme problematikat e Hipotekës, Lame tha se unifikimi i hartave do të sjellë zgjidhje për të gjitha rastet me mbivendosje që kanë përfunduar sirtarëve.

“Hipoteka ka një problem të hershëm, që e ka zanafillën në 1912.

Nuk është çështje që mund të zgjidhet brenda një dite. Kemi të bëjmë me një plagë të mahisur prej një shekulli në sistemin e regjistrimit të pasurive të shtetit shqiptar. Shtuar kësaj, problematikat e ditëve të sotme, të cilat kanë ardhur sa prej politikës, aq edhe prej mungesës së vullnetit dhe mbivendosjes së ligjeve njëri pas tjetrit. Sa u takon hartave, ALUIZNI ka harta me vlerë joligjore, por të sakta.

Hipoteka ka harta me vlerë ligjore, por jo të sakta. Kjo, sepse ALUIZNI ka shkuar shtëpi më shtëpi për të bërë matjet. Me bashkim, synojmë të bëjmë pikërisht këtë, të unifikojmë hartat. Për ato raste kur ka mbivendosje, probleme hartografike, të përdorin hartografinë e ALUIZNI-t pasi është më e saktë”, theksoi Lame.

Dy ditë më parë, gjatë një takimi me drejtuesit e rinj të Hipotekës, edhe Kryeministri Rama bëri të qartë se duhet të marrë fund loja e ping-pongut me qytetarët. “Hartat e ALUIZNI-t janë harta të aktualizuara dhe nuk ka asnjë justifikim. Hipoteka të thotë jo, sepse harta ime është ndryshe. Harta jote nuk është harta e duhur.

Harta e ALUIZNI-t është e aktualizuar dhe në momentin kur ALUIZNI thotë legalizohet, ke vetëm një detyrë, ta hipotekosh e jo ta mbash aty peng e ta mbash aty qytetarin, sikur është top ping-pongu. Kjo duhet të jetë shumë e qartë. Çdo kthim mbrapa i dosjes së certifikuar e të vulosur nga ALUIZNI, do të jetë letër dorëheqjeje e drejtorit të hipotekës”, tha Kryeministri.

PALLATET

Kreu i ALUIZNI-t u ndal edhe në hipotekimin e pallateve të braktisura nga ndërtuesit. Sipas Lames, janë të panumërta tipologjitë e problematikave të vërejtura gjatë fazës së identifikimit, madje është shkuar deri aty sa një apartament është shitur 5 herë, pra iu është dhënë 5 familjeve të ndryshme.

Po ashtu, ka raste kur pallati është me leje ndërtimi, por është ndërtuar një kat apo shtesë pa leje. Ka ndodhur që lekët i janë dhënë ndërtuesit, por ky i fundit nuk ka ndjekur procedurat e hipotekimit dhe, më keq akoma, nuk bëhet më i gjallë duke fshirë çdo kontakt me banorët. Po ashtu, janë një tjetër kategori pallatesh që janë tërësisht informale, pasi janë ngritur pa pasur një leje ndërtimi.

“Kërkojmë ndihmën e qytetarëve. Së pari, kërkojmë durim, pasi nuk mund të pretendojnë që një problem që ka 22 vjet, të zgjidhet brenda dy javëve. E dyta, kërkojmë pjesëmarrjen e qytetarëve për të sjellë dokumentacionin që disponojnë. Shumica prej këtyre pallateve nuk kanë asnjë dokument, ndaj kërkojmë ndihmesën e qytetarëve për të depozituar të gjithë dokumentacionin që disponojnë. Është mirë që këto familje të organizohen me njëri-tjetrin, në mënyrë që procesi të jetë më i thjeshtë edhe për ne, sepse është me e lehtë që të operohet nëse ka një përfaqësues”, vuri në dukje kreu i ALUIZNI-t.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kristoffersen fiton garën e "Sllallomit" dhe rihap Kupën e Botës
Previous article Flamuri dhe gjuha SHQIPE në shkollën greke/ Nxënësit bëjnë GREVË në Kretë (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË BALLDREN/ Zbardhet DINAMIKA e ngjarjes, arrestohet 55-vjeçari nga Tirana, në kërkim bashkëpunëtori krutan (EMRAT) Aktualitet

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË BALLDREN/ Zbardhet DINAMIKA e ngjarjes, arrestohet 55-vjeçari nga Tirana, në kërkim bashkëpunëtori krutan (EMRAT)

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit Aktualitet

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit

"KISHTE KALLASHNIKOV DHE ÇIFTE..."/ Dëshmia e çobanit “fundos” vrasësin e policit në Maliq Aktualitet

"KISHTE KALLASHNIKOV DHE ÇIFTE..."/ Dëshmia e çobanit “fundos” vrasësin e policit në Maliq

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT