• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“U dogjën nënë e bir për së GJALLI”/ Flet gruaja e viktimës: Ç’të shikoja o Zot hapa derën dhe …
Home
Aktualitet
Kronikë

“U dogjën nënë e bir për së GJALLI”/ Flet gruaja e viktimës: Ç’të shikoja o Zot hapa derën dhe …

22 January, 2018 g.autor Aktualitet, Kronikë

Bashkëshortja e Olsi Hoxhallarit është në mesin e 10 familjarëve dhe të afërmve të familjes, të shoqëruar në Polici lidhur me ngjarjen.

Grupi hetimor ka dyshimeve të forca se, 41-vjeçari Olsi Hoxhallari dhe nëna e tij, Salike Hoxhallari, janë vrarë nga një person i afërt në befasi, pasi fqinjët nuk kanë dëgjuar asnjë.

Në bazë dhe të dhënave nga ekspertiza mjeko-ligjore, dyshohet se 41- vjeçari mund të jetë goditur me sëpatë, ndërsa gruaja është mbytur me tel ndërsa po flinin.

Një prej të dyshuarve për ngjarjen është dhe bashkëshortja e Olsi Hoxhallarit.

Në dëshminë e saj para grupit hetimor, nëna e një djali 3 vjeç, është shprehur se ka qenë me burrin dhe vjehrrën deri pak orë para ngjarjes dhe vetë ata i kanë kërkuar që të shkojë të vërë djalin e vogël për të fjetur.

“Dola nga dhoma para orës 23:00, për të vënë djalin në gjumë. Një orë më pas pashë që drita ishte ndezur dhe pastaj dhe mua më zuri gjumi. Më vonë, kam dëgjuar një shpërthim të vogël. Kur shkova, derën e gjeta të mbyllur nga brenda dhe e hapa me forcë. Kur hyra brenda në dhomë, i gjeta të dy pa shenja jete, ndërsa orenditë ishin djegur thuajse të gjitha”, ka deklaruar bashkëshortja e Olsi Hoxhallarit.

Në familjen Hoxhallari, dy vite më parë, ka pasur një konflikt. Shkak është bërë një shumë prej 12 milionë lekësh të vjetra, të vjedhura në banesën e Olsit.

Për këtë ngjarje, Policia arrestoi si autor të dyshuar vëllain e tij dhe më pas Gjykata e dënoi këtë të fundit me burg, duke e shpallur fajtor.

Kjo ngjarje besohet se është shkak që ka çuar në përshkallëzimin e konfliktit brenda në familje. Kjo, pasi vetë i vëllai, por edhe bashkëshortja e tij nuk e pranonin një gjë të tillë.

Kjo histori besohet nga grupi hetimor se është zanafilla që më pas mund të ketë shkaktuar dhe krimin brenda familjes dhe në një hakmarrje nga bashkëshortja e vëllait të dënuar.

Por nga ana tjetër, nuk përjashtohet mundësia e një vrasjeje nga ana e vetë bashkëshortes së Olsi Hoxhallarit, edhe pse mbeten ende mister arsyet që mund ta kenë shtyrë këtë të fundit drejt një akti të tillë.

Mësohet se, familja jetonte në kushte jo të mira ekonomike.

/panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article (VIDEO) Publikohen momentet kur Cristiano Ronaldo filmote veten, pas dëmtimit të rëndë
Previous article Aktivisti homoseksual braktis Shqipërinë: Më kanë kërcënuar

g.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT