• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DO RIKTHEHET? Themelohet Dega e PD në New York: Përshëndet nga Tirana Lulzim Basha
Home
Politikë

DO RIKTHEHET? Themelohet Dega e PD në New York: Përshëndet nga Tirana Lulzim Basha

17 April, 2023 F.autor Politikë

Në një tubim në NY, është formuar dega e PD për këtë shtet. Kjo është një iniciativë e re në 32 vite të ekzistencës së kësaj partie.
Mbledhja hapet me një minutë heshtje për qëndrestarin Nebil Çika

Një grup shqiptaro-amerikanësh, mbështetës të Partisë Demokratike u mblodhën ditën e premte në 15 prill në New York për të diskutuar të ardhmen e partisë së tyre.
Mbledhja kishte si synim themelimin në New York të një dege të PD-së dhe për këtë kishin marrë bekimin dhe autorizimin e drejtpërdrejtë nga kryesia e partisë.
Merrnin pjesë themelues të Partisë Demokratike si Shkëlqim Jahaj, ish-funksionarë dhe drejtues të PD-së si Prel Dedaj dhe Agron Demushi, si dhe antarë e simpatizantë të vendosur të kësaj partie.
Mbledhja u përshëndet nga Tirana nga zotërinjtë Lulzim Basha dhe Azgan Haklaj. Me sa duket ish kreu i PD, i cili ka dhene doreheqjen muaj me pare po pergatit rikthimin ne krye te kesaj partie, qe aktualisht drejtohet nga Alibeaj.

Takimi i mbajtur në ndërtesën 826 Broadway, në Manhattan, nisi me një minutë heshtje për qëndrestarin dhe demokratin e paepur, Nebil Çika, i cili u nda nga jeta këto ditë.
Ajo që i nxiti më shumë se çdo gjë për t’u bashkuar ishte shqetësimi për fatin e Partisë Demokratike të cilën e konsiderojnë si një aset kombëtar. Për këtë arsye, veprimtarët e mbledhur i bënë një kërkesë të sinqertë të demokratëve, vëllezërve dhe motrave të tyre demokratë shqiptarë, që pas zgjedhjeve të 14 majit të riorganizojnë Partinë Demokratike, me principet demokratike ku bazë do jetë merita, përballja e ideve dhe vota e lirë e demokratëve, nëpërmjet të cilës t’i jepet legjitimitet lidershipit të PD-së.

Ky grupim beson se misioni i PD duhet të qendrojë mbi interesat meskine personale.
Si shqiptaro-amerikanë dhe patriotë që vlerësojnë rolin e madh të Shteteve të Bashkuara në historinë e shqiptarëve dhe çmojnë miqësinë e vjetër mes dy kombeve tona, ata shprehën shqetësimin për anti-amerikanizmin që po përhapet në Shqipëri. Këtë fenomen e vuri në pah edhe Ndihmës-Sekretari i Shtetit Escobar gjatë vizitës së tij të fundit.

Për 50 vjet me radhë regjimi i Enver Hoxhës na ndau me Amerikën, demokracinë më të madhe në botë që i ka ndihmuar shqiptarët që nga Presidenti ëilson e deri në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.
Pjesëmarrësit zgjodhën me vota një grup pune prej 12 komisionerësh, të cilët, në bashkëpunim me pjesëmarrësit e bashkatdhetarë të tjerë demokratë do të zgjerojnë veprimtarinë dhe programin e Degës së PD-së në New York./dritare

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ Në pako shkruhej emri i personit që do t’i priste 8 pistoletat në Angli, SPAK kërkon ndihmën e autoriteteve britanike
Previous article PEZË/ Veliaj: Demokratët e vërtetë e kuptuan që Saliu e ka shitur lojën! Bashkohuni me...

F.autor

Postime të ngjashme

"KRAH SHQIPËRISË DERI NË FUND"/ Marta Kos pas mbylljes së tri kapitujve të negociatave: Inkurajojmë që të vijohet progresi Politikë

"KRAH SHQIPËRISË DERI NË FUND"/ Marta Kos pas mbylljes së tri kapitujve të negociatave: Inkurajojmë që të vijohet progresi

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën Breaking News

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën

"NJË GUR KILOMETRIK..."/ Mbyllja e tre grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë Politikë

"NJË GUR KILOMETRIK..."/ Mbyllja e tre grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT