• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I VODHI ÇANTËN TURISTES ANGLEZE/ Kapet 28-vjeçari problematik në Durrës
Home
Aktualitet
Kronikë

I VODHI ÇANTËN TURISTES ANGLEZE/ Kapet 28-vjeçari problematik në Durrës

17 April, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 28-vjeçar është arrestuar këtë të hënë në Durrës pasi i vodhi çantën dhe sendet persnale një turisteje angleze. Policia bën më dije se i riu është një emër i njohur pasi ka precedent të theksuar kriminal për vjedhje.

Në momentin e arrestimit të riut iu gjet një thikë, ndërkohë grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i Policisë:

Vodhi çantën e një turisteje angleze, brenda së cilës kishte sende personale, vihet në pranga, brenda pak minutash, 28-vjeçari.28-vjeçari, me precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjeve. Gjithashtu, ky shtetas, autor i tentativës për vjedhje nën kërcënimin e një mjeti prerës (thikë), në filialin e një banke të nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur në lagjen nr. 4, Durrës, në vitin 2018.

Sekuestrohen çanta e turistes angleze, me sendet personale brenda saj, si dhe një mjet prerës (thikë) që iu gjet këtij shtetasi, gjatë arrestimit.

Shërbimet e Komisariarit të Policisë Durrës dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Durrës, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në verandën e një lokali në bulevardin “Epidamn”, një shtetas i kishte vjedhur çantën një shtetaseje 42 vjeçe, nga Anglia, turiste në vendin tonë, kanë organizuar punën për identifikimin dhe arrestimin e autorit të këtij rasti.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta profesionale, shërbimet e Policisë identifikuan menjëherë autorin dhe u vunë në ndjekje të tij. Brenda pak minutash, shërbimet e Policisë kapën dhe vunë në pranga, shtetasin K. M., 28 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”. 28-vjeçari, me precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjeve. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan çanta e turistes angleze, me sendet personale brenda saj, si dhe një mjet prerës (thikë) që iu gjet shtetasit K. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. Gjithashtu, 42-vjeçarja nga Anglia ka falënderuar shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar për të përcjellë siguri për turistët që vizitojnë Durrësin dhe Shqipërinë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 31-VJEÇARI NË PEJË I PREU KOKËN NËNËS/ Flet eksperti: Kemi vrasës të fjetur...
Previous article "KUR TJETRA I THOTË I DHASHË TË BRENDSHMET"/ Kiara e acaruar me Luizin: Jori dhe Dea...

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTUESIT MËSYJNË SËRISH DREJT KRYEMINISTRISË/ Policia i shpërndan brenda pak minutash me gaz dhe ujë! Boshatiset bulevardi, disa të shoqëruar Aktualitet

PROTESTUESIT MËSYJNË SËRISH DREJT KRYEMINISTRISË/ Policia i shpërndan brenda pak minutash me gaz dhe ujë! Boshatiset bulevardi, disa të shoqëruar

TENSIONE PARA KRYEMINISTRISË/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve, përdoret spraj me piper Aktualitet

TENSIONE PARA KRYEMINISTRISË/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve, përdoret spraj me piper

POLICIA OPERACION NË DURRËS/ Zbardhen 6 vjedhje, në pranga 23-vjeçari Aktualitet

POLICIA OPERACION NË DURRËS/ Zbardhen 6 vjedhje, në pranga 23-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT