• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUSH E FINANCON? Premton transport falas, por Belind Këlliçit një ditë fushate i kushton mbi 100 mijë euro!
Home
Politikë

KUSH E FINANCON? Premton transport falas, por Belind Këlliçit një ditë fushate i kushton mbi 100 mijë euro!

15 April, 2023 F.autor Politikë

Sali Berisha dhe Ilir Meta çelën sot me pompozitet fushatën për zgjedhjet e 14 majit, por dy janë detajet që ranë në sy: stolat e boshatisur të stadiumit “Arena Kombëtare” dhe mijëra eurot e derdhura për organizimin e tubimit.

Por, nëse për të parën, pra boshatisjen e stadiumit, nuk ka nevojë të bëhet një përllogaritje sepse pjesëmarrja dukej qartë në transmetim live, për të dytën, pra për shpenzimet marramendëse për stage, foni, regji qendrore, materiale promocionale etj, ka nevojë për një llogari bazuar në kostot e tregut.

E nisim nga akti populist i Belind Këlliçit, i cili hyri në stadium me autobus, veshja me adeziv propagandues i të cilit kushton minimalisht 2.000 euro. E nëse kalojmë te stage i fjalimeve, ku përfshihen baneri gjigant, që vishte gjithë anësoren e fushës së stadiumit, plus led wall-in special me përthyerje, plus foni, çmimi total i të cilave shkon në mbi 50.000 euro.

Gjithashtu, u vunë re një sërë materialesh promocionale, të cilat u ishin shpërndarë pjesëmarrësve të paktë në stadium, e çmimi i printimit të të cilave shkon deri në 20.000 euro. Të mos harrojmë se vetëm regjia qendrore, shoqëruar me kran dhe dron, për transmetime live, kushton jo më pak se 10.000 euro.

Të gjitha këto janë vendosur në stadiumin “Arena Kombëtare”, qiraja e të cilit shkon nga 10.000 euro deri në 25.000 euro, në varësi të aktivitetit që zhvillohet aty.

Në një kohë kur ende nuk dihet kush e financon fushatën e çiftit Berisha-Meta, duke qenë se paratë që shpërndan KQZ-ja për fushatat zgjedhore i përfiton Partia Demokratike e përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, totali i shpenzimeve për tubimin e sotëm e kalon shifrën e çmendur të 100 mijë eurove.

E teksa Bëlind Këlliçi flet për autobus falas, për një ditë fushate shpenzon mbi 100 mijë euro, të cilat mund të shkonin, në mos për të transformuar një qendër fëmijësh romë, ndoshta për të mbjellë qindra pemë në Tiranë.

Por me sa duket, Këlliçi e ka kapur kazmën dhe lopatën me dorë për herë të parë dhe të fundit në 8 janar 2022, kur shkatërroi selinë e Partisë Demokratike.

Baner + stage + LED ëall = 50.000 euro
Materiale promocionale = 20.000 euro
Qira stadiumi Air Albania = 10.000 euro
Regjia dhe kamerat = 10.000 Euro
Veshja me adesiv e autobusit = 3,000 euro
Shërbim fonie = 15,000 euro
TOTALI 108,000 EURO/shqiptarja.com
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BËNI KUJDES! Mos guxoni t’i dilni përpara kur janë të uritur këtyre shenjave të zodiakut
Previous article DETAJET E RRALLA/ Nga Dritan Rexhepi, te Nuredin Dumani e Adriatik Coli. Si kanë vepruar vrasësit me pagesë

F.autor

Postime të ngjashme

PËRÇARJE NË PD/ Çim Peka akuzon Flamur Nokën se po i bën lëshime SPAK-ut prej hallit të dosjes Politikë

PËRÇARJE NË PD/ Çim Peka akuzon Flamur Nokën se po i bën lëshime SPAK-ut prej hallit të dosjes

QEVERIA PROPOZON TRE NDRYSHIME NË LIGJET FINANCIARE/ Malaj: Përafrim me BE, ulin kostot dhe mbrojnë konsumatorin Politikë

QEVERIA PROPOZON TRE NDRYSHIME NË LIGJET FINANCIARE/ Malaj: Përafrim me BE, ulin kostot dhe mbrojnë konsumatorin

MBYLLJA E TRE GRUPKAPITUJVE TË PARË/ Ambasada Gjermane: Moment historik për Shqipërinë! Mbështesim rrugën drejt BE-së Breaking News

MBYLLJA E TRE GRUPKAPITUJVE TË PARË/ Ambasada Gjermane: Moment historik për Shqipërinë! Mbështesim rrugën drejt BE-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT