• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FUSHATA/ Veliaj me Ramën në Rrogozhinë: Saliu e katapultoi kandidatin nga Tirana, kurse Edisoni është çuni juaj…
Home
Politikë

FUSHATA/ Veliaj me Ramën në Rrogozhinë: Saliu e katapultoi kandidatin nga Tirana, kurse Edisoni është çuni juaj…

15 April, 2023 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, vijuan turin në Rrogozhinë, ku Edison Memolla kandidon për një mandat të dytë në 14 Maj. Në fjalën e mbajtur përpara banorëve, Veliaj tha se ata që deri dje drejtonin lojërat e fatit të Saliut, po katapultohen në Rrogozhinë se non-gratat nuk gjejnë dot kandidatë as në këtë bashki.

“Ata që deri dje drejtonin lojërat e fatit të Saliut, katapultohen në Rrogozhinë sepse nuk gjejnë dot kandidatë. I thonë qytetarëve të Rrogozhinës “na e jepni bashkinë, – a thua se është vare, qysqi a shkop bejsbolli, – që t’i biem qeverisë”. Ne ju themi se na duhet bashkia që Edisoni të flasë me kryeministrin Rama, t’ia miratojë projektet, të mbarojë ujësjellësi me ujë 24 orë, siç e ka Rrogozhina dhe pjesa më e madhe e rrethit tonë, dhe të kemi rrugë si Vilë Bashtova, të jetë Spilleja gjithashtu pjesë e vazhdimit të Golemit dhe këtë mund ta bëjmë vetëm me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Ndaj, për ne është një privilegj që Edi e fillon fushatën nga qarku ynë, nga dy njësitë që ne i kemi të rëndësishme, për të vazhduar projektet që ne i kemi në mes në Kavajë dhe Rrogozhinë”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se kandidati i Partisë Socialiste, Edison Memolla, është djalë nga Rrogozhina, që është kthyer për t’i shërbyer qytetit të tij. “Në dallim nga të tjerët që e sjellin kandidatin nga Tirana, me gjendje civile në Kavajë, ne e kemi nga Rrogozhina. Edisoni është çun Rrogozhine; si shumë prej nesh që shkuan jashtë dhe e filluan jetën nga zero, por ja ku është sot, është kthyer çuni juaj, djali juaj, ai që ju shërben përditë, i cili ka akoma fuqi që të shërbejë, të mbajë më shumë peshë dhe me ndihmën e Edi Ramës të vazhdojë ta çojë përpara Rrogozhinën,” shtoi Veliaj.

  • foto galeri
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËMBËNGUL Haradinaj: Zgjedhjet në veri nuk duhet të mbahen
Previous article "LOJA JOTE DO ISHTE MË E THJESHTË ME APO PA KIARËN?" Zbuloni si përgjigjet Luizi

s.autor

Postime të ngjashme

RAMA DREJT SHBA PËR ASAMBLENË E OKB/ Do mbajë fjalim më 25 shtator, do marrë pjesë dhe në galanë e dekorimit të Trump, takim me shqiptarët Politikë

RAMA DREJT SHBA PËR ASAMBLENË E OKB/ Do mbajë fjalim më 25 shtator, do marrë pjesë dhe në galanë e dekorimit të Trump, takim me shqiptarët

DAJA I SAJ PLAGOSI ME DRAPËR ISH-VJEHRRIN/ Reagon për herë të parë Zegjine Çaushi: Kur i takova, u thashë që... Politikë

DAJA I SAJ PLAGOSI ME DRAPËR ISH-VJEHRRIN/ Reagon për herë të parë Zegjine Çaushi: Kur i takova, u thashë që...

"KRYETARI I PAGËZUAR RISHTAS NGA KUSHTETUESJA..."/ Vendimi për Veliajn, Rama: Rast unikal në historinë e Europës demokratike Breaking News

"KRYETARI I PAGËZUAR RISHTAS NGA KUSHTETUESJA..."/ Vendimi për Veliajn, Rama: Rast unikal në historinë e Europës demokratike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT