• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET! Vrasësi i Sofisë zbërthehet në gjyq: Do merrja 50 mijë euro si shpërblim!
Home
Breaking News

DETAJET! Vrasësi i Sofisë zbërthehet në gjyq: Do merrja 50 mijë euro si shpërblim!

14 April, 2023 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

“Dajo” dhe “djali i ri”, janë dy nofkat që përdornin dy nga të akuzuarit për vrasjen e Behar Sofisë. Ernejt Shyti, ekzekutori i biznesmenit, njëherazi bashkëpunëtor i drejtësisë ka dëshmuar këtë të premte para togave të zeza të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë. Si “Dajo” ai identifikoi shtetasin Skënder Vathi, ndërsa “Djali i ri” tha se thirrej Lonard Xhixha. Për Vathin tha se është takuar para ngjarjes tek terminali ndërqytetas i autobusëve pranë Qytetit Studenti, ndërsa ditën e ngjarjes nuk i kishte dalë në takim pranë liqenit artificial. Shytaj foli edhe për dy vrasje të tjera që kishte përgatitur grupi, atë të një 34-vjeçari në Kamëz dhe të një tjetër shtetasi në Gjermani.

“Për asnjërin nuk kisha as emër as fotografi. Xhuljano Vishaj më kishte porositur por pa më dhënë detaje. Për vrasjen në Kamëz më kishte thënë që do e kryente vetë, ndërsa atë në Gjermani do e kryeja unë përkundrejt 500 mijë eurove”.

23 ditë ka zgjatur vëzhgimi i Behar Sofisë nga Ernejt Shytaj, madje tregon edhe një episod konkret.

“Disa ditë para ngjarjes, e kam ndjekur Behar Sofinë nga Piramida deri tek ish-ekspozita. E identifikova por nuk e kreva dot vrasjen. Atentatin ndaj Behar Sofisë e bëra për 50 milionë lekë, paratë nuk i mora asnjëherë, pavarësisht se Xhuljano Visha më kishte thënë se do ti merrja 3 ditë pas ngjarjes. Bujar Lezën e kam takuar për biçikletën, me Xhuljano Vishën, më pas më ka pyetur edhe nëse do i ndërroja rrobat kur të kryeja ekzekutimin. Mësova se Bujari i kishte thënë Xhulios se edhe armën e kishte gjetur. Vrasjen më tha Visha do e bënte për hasmëri, por se për çfarë dhe nga kush ishte porositur nuk e di. Ditën e krimit, nuk mu shkrep arma, e mbusha dhe pastaj qëllova dy herë. Skënder Vathi do më merrte te Liqeni Artificial, por nuk erdhi. Kam ikur drejt Malit të Zi me vëllanë dhe Xhuljano Vishën, nuk kemi ndaluar askund as për të ngrënë. Për komunikim me anëtarët e grupit, kisha një telefon të markës “Iphone” që ma dha Xhuljano Visha të cilit ia ktheva dhe një “Nokia” që ma dha Leonard Xhixha. Ky i fundit, kur kam kryer vrasjen, ka qenë duke vëzhguar shenjestrën, kur kaloi te trotuari, më ka thënë se jam këtu afër dhe se po shkonte te lokali”.

Gjatë seancës, pati një ndërhyrje nga kafazi i qelqtë edhe Bujar Laze, i cili tha se dikush e ka mësuar bashkëpunëtorin e drejtësisë ta përmendi biçikletën dhe që sipas tij, Ernejt Shyti po e pranonte se nuk kishte njohje me Lezën. Gjykata thirri të paraqiten në seancën e ardhshme 3 dëshmitarë, ndërsa po gjatë kësaj seance që do mbahet më datë 20 prill në orën 14:00, do të jenë të pandehurit që do të japin deklarimet e tyre. Ata janë Skënder Vathi, Xhuljano Visha, Leonard Xhixha dhe Bujar Leza.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “NUK I MORA PARATË PËR VRASJEN E BEHAR SOFISË”/ Ernejt Shyti: Do kryeja edhe dy vrasje të tjera
Previous article VRAU ENTON NIKËN NË 2015/ Detajet si arriti të dilte nga burgu kushëriri i Ervis Martinajt

F.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Nis protesta e 12-të në Tiranë kundër ndërtimit të resortit luksoz Aktualitet

"ZVËRNECI"/ Nis protesta e 12-të në Tiranë kundër ndërtimit të resortit luksoz

PAMJET E RËNDA NGA SHKODRA/ Shoferi përplas me makinë katër persona pas një konflikti Aktualitet

PAMJET E RËNDA NGA SHKODRA/ Shoferi përplas me makinë katër persona pas një konflikti

KËRKIMET PËR EGLANTIN KOÇIN DHE AUTORIN/ Përforcohen operacionet, kontrolle në periferi të Tiranës Aktualitet

KËRKIMET PËR EGLANTIN KOÇIN DHE AUTORIN/ Përforcohen operacionet, kontrolle në periferi të Tiranës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT