• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU ENTON NIKËN NË 2015/ Detajet si arriti të dilte nga burgu kushëriri i Ervis Martinajt
Home
Breaking News

VRAU ENTON NIKËN NË 2015/ Detajet si arriti të dilte nga burgu kushëriri i Ervis Martinajt

14 April, 2023 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Emiljano Tasho, kushëriri i të zhdukurit Ervis Martinaj, është arrestuar nga policia dy ditë më parë në Tiranë, pasi i kishte marrë makinën një personi dhe nuk ia kishte kthyer. Arrestimi ka nxjerrë në pah skandalin e radhës së drejtësisë në Shqipëri, e cila vepron me ashpërsi ndaj të dobtëve, ndërsa favorizon dhe ‘amniston’ njerëz e krimit, duke shfrytëzuar edhe hapsirat në legjislacionin penal. Emiljano Tasho është akuzuar dhe dënuar me vendim të formës së prerë për vrasjen e Enton Nikës, në 11 nëntor 2015 në parkingun e lokal ‘Muraga’ në Linzë të Tiranës.

Fillimisht Tasho është dënuar nga Gjykata e Tiranës për vrasje me dashje me 15 vite burg, armëmbajtje pa leje 5 vite burg, vjedhje me dhunë me 7 vite burg dhe sërish për armëmbajtje pa leje 3 vite burg. Duke aplikuar nenin 55 të Kodit Penal, që parashikon bashkimin e dënimeve, gjykata e ka dënuar Emiljano Tashon me 24 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Tashos i është ulur 1/3 e dënimit, ku përfundimisht është dënuar me 16 vite burg. Vendimi është marrë në 4 maj 2016, pra 7 muaj pas vrasjes.

Në nëntor të viti 2016, në veprim ka hyrë Gjykata e Apelit, e cila i ka ulur dënimin Emiljano Tashos nga 24 vite në 21 vite burg. Dhe duke aplikuar gjykimin e shkurtuar, Gjykata e Apelit e ka dënuar Tashon përfundimisht me 14 vite burg. Vihet re që Prokuroria nuk e ka ankimuar as vendimin e shkallës së parë dhe as të apelit.

Ndërsa Emiljano Tasho nuk është pajtuar as me vendimin e Apelit, duke bërë rekurs në Gjykatën e Lartë. Në rekurs, Emiljano Tasho pretendon se nuk ka dashur ta vrarë Enton Nikën, por vrasja është bërë nga pakujdesia gjatë përleshjes në parkingun e lokal ‘Muraga’ në Linzë të Tiranës, në 11 nëntor 2015, se nuk është përfshirë në vjedhje me dhunë, se është penduar dhe se është i ri në moshë, ku më i nevojshëm është edukimi se sa ndëshkimi me burg.
Por me 24 janar 2022, Emiljano Tasho ka tërhequr rekursin nga Gjykata e Lartë, duke pranuar vendimin e Apelit. Gjykata e Lartë, më 22 prill 2022, ka vendosur mospranimin e rekursit të Tashos, pasi ky i fundit kishte hequr dorë nga rekursi. Mister mbetet fakti se si Tasho, i dënuar me 14 vite burg në 2016, ishte i lirë. 7 muaj paraburgim i llogariten me 1.5, pra rreth 10.5 muaj. Tasho është arrestuar pas vrasjes në nëntor 2015. Dënimit prej 14 vitesh, Emiljano Tasho ka arritur t’ia hedhë pas 7 vitesh, ndonëse ende nuk dihet data e lirimit dhe rrethanat, pasi mund të jetë liruar para vitit 2023.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET! Vrasësi i Sofisë zbërthehet në gjyq: Do merrja 50 mijë euro si shpërblim!
Previous article “DUA TË BËJ NJË JETË…”/ Amerikani konvertohet në mysliman në xhaminë e Tiranës

F.autor

Postime të ngjashme

PJESËMARRJE NË ORGANIZATË TERRORISTE/ GJKKO dënon 13 persona, ja sa vite burg për drejtuesit Aktualitet

PJESËMARRJE NË ORGANIZATË TERRORISTE/ GJKKO dënon 13 persona, ja sa vite burg për drejtuesit

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË BALLDREN/ Zbardhet DINAMIKA e ngjarjes, arrestohet 55-vjeçari nga Tirana, në kërkim bashkëpunëtori krutan (EMRAT) Aktualitet

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË BALLDREN/ Zbardhet DINAMIKA e ngjarjes, arrestohet 55-vjeçari nga Tirana, në kërkim bashkëpunëtori krutan (EMRAT)

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit Aktualitet

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT