• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASHTRONIN TË HUAJT PËRMES CALL CENTER/ Arrestohet administratori në Elbasan! Nën hetim edhe 4 operatorë
Home
Aktualitet
Kronikë

MASHTRONIN TË HUAJT PËRMES CALL CENTER/ Arrestohet administratori në Elbasan! Nën hetim edhe 4 operatorë

13 April, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

1 në pranga dhe 4 nënë hetim ka qenë bilanci një operacioni policor për mashtrimin nëpërmjet call centerave.  Në kuadër të operacionit policor të koduar “Pending call”, u arrestua në flagrancë shtetasi Mirsad Nokiçi, 26 vjeç, administratori i subjektit call center, si dhe nisi procedimi penal për 4 shtetas të tjerë, të punësuar si operatorë në këtë subjekt.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pending call”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të mashtrimit nëpërmjet një subjekti call center.

Mashtronin shtetas të huaj, nëpërmjet pajisjeve kompjuterike, për të investuar në tregje fiktive, arrestohet në flagrancë administratori i një subjekti call center, si dhe procedohen penalisht 4 punonjës (operatorë) të këtij subjekti.

Sekuestrohen kompjutera, USB dhe celularë që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.

Gjithashtu, sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis që iu gjet njërit nga operatorët.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Elbasan dhe strukturat operacionale të Komisariatit të Policisë Elbasan, si rezultat i hetimeve proaktive dymujore, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për një rast mashtrimi nëpërmjet një subjekti call center, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pending call”.

Në kuadër të këtij operacioni, është arrestuar në flagrancë shtetasi M. N., 26 vjeç, banues në Tiranë, si dhe janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. Sh., 27 vjeç, I. K., 26 vjeç, E. B., 28 vjeç dhe N. S., 24 vjeç, të katërt banues në Elbasan.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta 5 shtetas, nëpërmjet një subjekti call center (me administrator shtetasin M. N. dhe operatorë 4 shtetasit e proceduar), në lagjen “Sul Paprri”, Elbasan, mashtronin shtetas të huaj, në mënyrë që ata të investonin para në tregje fiktive.

Në ambientet e subjektit call center janë gjetur nga shërbimet e Policisë, 3 kompjutera, 1 laptop, 2 USB dhe 6 aparate celulare, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis që iu gjet shtetasit N. S.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK TË SHIKOJ DOT ULUR NË ATË KARRIGE"/ Çfarë pati Kiara me Kristin: Njeri që nuk dëgjon nga veshët
Previous article KUVEND/ Alibeaj tregon pse nuk u miratua kërkesa për ngritjen e një Komisioni Hetimor për Portin e Durrësit

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTUESIT MËSYJNË SËRISH DREJT KRYEMINISTRISË/ Policia i shpërndan brenda pak minutash me gaz dhe ujë! Boshatiset bulevardi, disa të shoqëruar Aktualitet

PROTESTUESIT MËSYJNË SËRISH DREJT KRYEMINISTRISË/ Policia i shpërndan brenda pak minutash me gaz dhe ujë! Boshatiset bulevardi, disa të shoqëruar

TENSIONE PARA KRYEMINISTRISË/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve, përdoret spraj me piper Aktualitet

TENSIONE PARA KRYEMINISTRISË/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve, përdoret spraj me piper

POLICIA OPERACION NË DURRËS/ Zbardhen 6 vjedhje, në pranga 23-vjeçari Aktualitet

POLICIA OPERACION NË DURRËS/ Zbardhen 6 vjedhje, në pranga 23-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT