• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HUMBI TË BIRIN NGA OVERDOZA/ Arjeta Musliu: Në emër të tij po bëhet çdo ditë nga një mrekulli
Home
Sociale

HUMBI TË BIRIN NGA OVERDOZA/ Arjeta Musliu: Në emër të tij po bëhet çdo ditë nga një mrekulli

12 April, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Arjeta Musliu, psikologe, humbi djalin e saj në moshë të re për shkak të overdozës nga droga. Ajo ishte e ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ku rrëfeu këtë eksperiencë të hidhur të saj. Pas humbjes së djalit, Arjeta themeloi Qendrën Këshilluese “Ri-Jeta” për të rinjtë që kanë filluar t’i përdorin drogat, por edhe për trajnimin e prindërve të këtyre fëmijëve.

Ajo u shpreh se familjarët shpesh edhe pse e kuptojnë që diçka nuk po funksionon nuk duan ta pranojnë realitetin. Kështu tha se ndodhi edhe me djalin e saj, i cili vazhdimisht e mohonte varësinë nga droga derisa u bë vonë kur filloi të kërkonte ndihmë. Sipas saj, të heqësh dorë nga droga është e mundur, por ka nevojë për mbështetje profesionale, familjare dhe shumë faktorëve të tjerë.

Ajo që ndodhi me djalin tim që afërsisht 6 vite nuk është më në mesin tonë në aspektin fizik, ndërsa në emër të tij po bëhet çdo ditë nga një mrekulli mund ta them, si histori që prek shumë individë dhe në një formë është mesazhi më i drejtpërdrejtë tek përdoruesit, konkretisht tek të rinjtë që fillojnë të përdorin lëndë narkotike. Historia e djalit tim përfundoi me fatalitet fatkeqësisht. Ajo që unë e gjej apo e shoh si një vonesë është informacioni. Këtë dua ta ndaj me familjarët, konkretisht me prindërit sepse prindërit nuk duan ta pranojnë edhe nëse kanë simptoma apo shenja që nuk po funksionon, nuk është diçka në rregull, ia mohojnë vetes sepse i dinë pasojat që na sjell droga dhe me një formë e pranojnë një gënjeshtër. E njëjta ndodhi edhe me djalin tim që vazhdimisht mohonte derisa u bë vonë kur ai filloi të kërkojë ndihmë. Këtu nuk dua të humbas motivin apo shpresën tek individët që janë motivues sepse heqja dorë nga droga është e mundur, lihet. Por është e vështirë t’ia dalësh vetëm pa një mbështetje profesionale, pa mbështetjen e familjes edhe shumë faktorëve të tjerë”.

Vetë Musliu tregoi eksperiencën e saj dhe ndryshimin që pa tek i biri i ndjerë pasi nisi konsumimin e lëndëve narkotike.

“Ai shqetësimi më i madh ishte që nuk ishte prezent siç ishte në shtëpi më herët, para konsumimit. Gjë që nuk e bën këtë menjëherë konsumimi i drogës. Pastaj, ankesat në shkollë. Kur më ftonin profesorët, kujdestarët e shkollës ishte që mungonte në disa orë të mësimit. Pastaj vura re se ishte një fëmijë super aktiv edhe filloi një tërheqje, një izolim në vete. Pastaj filluan ato shenjat në dukje fizike, një zbehje dhe shumë simptoma, apo shumë gjëra që unë nuk doja t’i pranoja realisht që po ndodh sepse e dija ku është situata në fjalë. Ndjenja e fajit, keqardhja dhe ajo shpresa për t’ia dalë vetë, sepse përdoruesit e drogës vetëdijësohen në një fjalë që janë në një rrugë të gabuar, i binden atyre informatave të gabuara sepse të ofron kënaqësi që realisht ndodh në fillim, por pasojat e nevojshme ata vetëdijësohen në një mënyrë ia mohojnë vetes. Kemi pasur një raport shumë të afërt me djalin tim, kur i diskutuam dhe i folëm gjërat hapur arsyeja ishte kurioziteti, kureshtja, të jetë pjesë e një shoqërie sepse në këtë botën moderne nëse mund ta themi, nuk je “in” nëse nuk je pjesë e një lloji të drogës”, u shpreh Musliu.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË MBAN EDHE PAK GJYSHI..."/ Luizi mendon se të shtunën mund të eliminohet nga BB VIP...
Previous article "NJË NJERI QË TË TRADHËTON DHE I SHEH FEMRAT SI..."/ Keisi për Kristin: Nëse më ka përdorur nuk do e...

s.autor

Postime të ngjashme

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente Aktualitet

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT) Aktualitet

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT)

SOT PROTESTA E 45-të/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”: Rama, jepe dorëheqjen Aktualitet

SOT PROTESTA E 45-të/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”: Rama, jepe dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT