• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROFILI/ Kush është 35-vjeçarja që do drejtojë kompaninë shtetërore për prodhimin e pasaportave dhe kartave të identitetit
Home
Sociale

PROFILI/ Kush është 35-vjeçarja që do drejtojë kompaninë shtetërore për prodhimin e pasaportave dhe kartave të identitetit

12 April, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Loina Prifti është drejtuesja e re e cila do të jetë në krye të institucionit që do të prodhojë pasaportat biometrike dhe kartat e identitetit. Ky institucion nuk do të njihet më me emrin “Aleat”, por “IdentiTek”.

Prifti pritet të marrë detyrën e re në datën 1 gusht, datë ku firmës private “Aleat” i përfundon kontrata për prodhimin e dokumenteve biometrike me shtetin shqiptar, të lidhur që në vitin 2008, bën me dije Report TV.

Një nga ndryshimet që kjo agjenci do të realizojë sapo të kthehet nën administrimin shtetëror do të jetë ulja e tarifave, si për kartat e identitetit, ashtu dhe për pasaportat, por akoma nuk janë përcaktuar pasi janë në diskutim.

Sa i takon logjistikës dhe infrastrukturës mësohet se shoqëria aksionere “IdentiTek” do të mbajë të njëjtat zyra, pajisje dhe punonjës që ka deri më sot “Aleat”, përfshirë edhe mbajtjen e lidhjeve me kompaninë “Idemia” në Francë.

Loina Prifti prej vitesh jeton dhe punon në Gjermani ku ka marrë edhe shtetësi gjermane. 35-vjeçarja aktualisht punon në Katedrën e Informacioneve në Universitetin Teknik të Mynihut dhe merret me inteligjencën artificiale.

Aktualisht, shqiptarët, për të prodhuar një pasaportë personale duhet të paguajnë 7,500 për një afat 15 ditor, ndërsa në një afat të përshpejtuar në vetëm 2 apo 3 ditë duhet të paguajnë 18,000 lekë, ndërsa për prodhimin e kartës së identitetit duhen 1,500 lekë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË GJITHË BANORËT U HABITËN ME NOMINIMET/ Kristi: Nuk dolën ata që doja
Previous article TRAFIKONTE KOKAINË/ Arrestohet në Itali 36-vjeçari shqiptar

s.autor

Postime të ngjashme

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente Aktualitet

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT) Aktualitet

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT)

SOT PROTESTA E 45-të/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”: Rama, jepe dorëheqjen Aktualitet

SOT PROTESTA E 45-të/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”: Rama, jepe dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT