• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E TRISHTË/ Djali 4-vjeçar pyet dajën për nënën që i vrau xhaxhai në Tiranë: Pse ka dalë mami në televizor?
Home
Breaking News

E TRISHTË/ Djali 4-vjeçar pyet dajën për nënën që i vrau xhaxhai në Tiranë: Pse ka dalë mami në televizor?

11 April, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Migena Sinani, nëna e dy fëmijëve, u vra në mënyrë makabër mëngjesin e kësaj të shtune nga kunati i saj, Roland Sinani. Ky i fundit ishte i pamartuar dhe merrte mjekim pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor, teksa vrau Migenën në sy të fëmijës së saj 2-vjeçar. Fëmija tjetër i Migenës, 4 vjeç ndodhej tek dhoma e gjyshërve në momentin e ngjarjes.

43-vjeçari Roland Sinani e ka qëlluar me armë zjarri duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Burri i Migenës ka qenë në punë në momentin e tragjedisë pasi punonte si taksist. Ndërkohë mësohet se vëllezërit, pra burri i viktimës dhe autori, kanë qenë në konflikt prej kohësh. Ndërkohë vëllai i Migena Sinani, Ariel Kodra ka treguar detaje tronditëse, teksa shton se motra nuk kishte konflikte me kunatin e saj.

“Daja pse ka dalë mami në televizor”, ka thënë djali. Nuk mundemi t’i themi fëmijëve të vërtetën. Nuk e konceptoj dot arsyen se pse e vrau. Ai është më i shokuar (Erioni, burri i motrës së tij). S’ka pasur debate. Ka pasur ndonjë pakënaqësi të vogël siç ka çdo familje. Nuk na kishin shprehur asgjë të keqe. Motra ime ishte e sjellshme, jo se kam motër. E di vetë se kush ishte me të vërtetë. Nuk ka pasur asnjë gjë tjetër. Se dija që kunati i saj vuante nga probleme të shëndetit mendor. Djalin e motrës e merrja unë. E kisha marrë unë, e merrja të premten dhe e mbaja deri të diel. Më tha se do ikja ta merrja në orën 17:00. Më mori në telefon dhe shkova e mora.

E mora djalin dhe ajo do vinte. Do ishte dhe më e rëndë nëse dhe djali do ishte aty. Kunati im punonte taksist prej 7 muajsh vetëm për fëmijët. Motra ime nuk punonte se lindi vajzën. Ka qenë më parë në punë. Motra po mblidhte lekë për të ndërtuar shtëpinë e re dhe do të jetonin sërish bashkë si familje, dmth jo të ndarë. Njerëzit më të afërt të Erionit ishin në funeral, ai ishte në krahun tim. Deri në momentin kur hëngrëm drekën e motrës time të ndjerë. Derën e shtëpisë time s’ja kam mbyllur kurrë asnjë njeriu. Unë atij s’i kam thënë që jam në hasmëri, por që e kam vëlla. Si mund t’i mbyll derën vëllait tim!”, tha i vëllai i 37-vjeçares.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSOJNË KEQ/ Kishin kthyer banesën në “Call Center”, policia arreston tre persona në Kavajë (EMRI)
Previous article "DUHET TË KESH BESIM TË PLOTË"/ Krizë brenda çiftit? Luizi- Kiarës: Po më ndikon për keq...

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË HAS/ Përmbyset mjeti sportiv në Domaj. Humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË HAS/ Përmbyset mjeti sportiv në Domaj. Humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij

E RËNDË/ 20-vjeçari shqiptar zbret të vendosë trekëndëshin pas aksidentit, përplaset tragjikisht nga një makinë Aktualitet

E RËNDË/ 20-vjeçari shqiptar zbret të vendosë trekëndëshin pas aksidentit, përplaset tragjikisht nga një makinë

PËRPLASJE NË MYSLYM SHYR/ Policia ndjek protestuesit, ata fshihen nëpër rrugica, hidhen molotovë drejt autobotit të ujit Aktualitet

PËRPLASJE NË MYSLYM SHYR/ Policia ndjek protestuesit, ata fshihen nëpër rrugica, hidhen molotovë drejt autobotit të ujit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT