• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONOHET SITUATA/ Izraeli nis mobilizimin e rezervistëve pas sulmeve vdekjeprurëse
Home
Nderkombetare

TENSIONOHET SITUATA/ Izraeli nis mobilizimin e rezervistëve pas sulmeve vdekjeprurëse

8 April, 2023 F.autor Botë, Nderkombetare

Izraeli ka nisur që të thërrasë policët dhe rezervistët e ushtrisë, pas disa sulmeve të ndara ku u vranë tre persona, përfshirë një turist italian në Tel Aviv dhe në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Pavarësisht thirrjeve për përmbajtje, dhuna është rritur që kur policia izraelite u përlesh me palestinezët brenda xhamisë Al-Aqsa të enjten, dhe më pas Izraeli bombardoi edhe Gazën edhe Libanin, në përgjigje të një rakete të lëshuar nga militantët palestinezë.

Të premten, një turist italian u vra dhe shtatë turistë të tjerë u plagosën kur një arab izraelit shkeli me makinë këmbësorët në Tel Aviv. Më pas sulmuesi u vra, thanë autoritetet.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, tha se turisti i vrarë ishte Alessandro Parini, 36 vjeç.

Policia izraelite e identifikoi shoferin si një 45-vjeçar arab nga qyteti Kfar Kasem të Izraelit.

“Terroristi është neutralizuar”, tha një zëdhënës i policisë izraelite.

Lëvizja islamiste palestineze, Hamas, që udhëheq me Gazën, tha se sulmi ishte “neutral dhe përgjigje legjitime” ndaj “agresionit” të Izraelit në xhaminë Al-Aqsa.

Më herët gjatë të premtes, dy motra britaniko-izraelite, të moshave 16 dhe 20 vjeçe u vranë dhe nëna e tyre u plagos rëndë pasi makina me të cilën po udhëtonin ishte cak i të shtënave në Luginën e Jordanit në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Ushtria izraelite tha se ka nisur kërkimet për të dyshuarit e këtij sulmi.

Pas sulmit në Tel Aviv, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, udhëzoi policinë “që të mobilizojë të gjitha njësitë rezervë të policisë kufitare” dhe kërkoi nga ushtria “të mobilizojë forca shtesë”, tha zyra e tij.
Policia tha se katër batalione rezervë të policisë kufitare do të dislokohen në qendrat e qyteteve duke nisur nga e diela dhe po ashtu njësi shesë veçse janë dislokuar në rajonin e Jerusalemit dhe në qytetin Lod, ku jetojnë popullatë e përzier hebreje dhe arabe.

Sulmet e të premtes erdhën pasi Izraeli kreu sulme ajrore në dhe bombardime Gaza dhe Liban në përgjigje të një rakete të hedhur nga Rripi i Gazës.

Ky ishte sulmi me raketa më i madhi në Liban që kur Izraeli ka luftuar një luftë 34-ditore me militantët e mbështetur nga Irani, Hezbollah, më 2006. Kjo po ashtu është hera e parë që Izraeli konfirmon se ka kryer sulme në territorin e Libanit që prej prillit të vitit 2022./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ Aksion antidrogë nga deti dhe toka në Vlorë e Fier, në Darëzezë gjendet një skaf dhe një furgon
Previous article JENI JU MES TYRE? Tre shenjat që kanë më shumë gjasa të dashurohen këtë pranverë

F.autor

Postime të ngjashme

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani Botë

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani

FUNDI I LUFTËS NË UKRAINË? Trump bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn Botë

FUNDI I LUFTËS NË UKRAINË? Trump bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn

ÇFARË ËSHTË AFD DHE PROGRAMI QË KA? Kështu partia e ekstremit të djathtë nisi pushtimin e Gjermanisë Botë

ÇFARË ËSHTË AFD DHE PROGRAMI QË KA? Kështu partia e ekstremit të djathtë nisi pushtimin e Gjermanisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT