• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET NË MAL TË ZI/ Eksperti amerikan: Qytetarët treguan se duan ndryshim! Gjukanoviç ka rol historik
Home
Rajon

ZGJEDHJET NË MAL TË ZI/ Eksperti amerikan: Qytetarët treguan se duan ndryshim! Gjukanoviç ka rol historik

8 April, 2023 s.autor Rajon

Mali Zi ka zgjedhur për president Jakov Milatoviç-in.

Në prizmin e ekspertëve amerikanë për Ballkanin, Uashingtoni do të presë një angazhim të qartë ndaj orientimit properëndimor të vendit nga presidenti i sapozgjedhur.

Milatoviç, një ish-ministër i ekonomisë, 36-vjeçar, në raundin e dytë të zgjedhjeve mundi bindshëm presidentin aktual, Milo Gjukanoviç.

Gjukanoviç-it, ekspertët amerikanë në një intervistë për Zërin e Amerikës i japin kredi dhe një vend në histori, për shkak se siç thonë ata ai e udhëhoqi Malin e Zi drejt pavarësisë dhe anëtarësimit në NATO, por vlerësojnë se rezultatet e zgjedhjeve treguan se qytetarët ende duan ndryshim.

“Kur dikush është në politikë, në një pozicion drejtues për 30 vjet, njerëzit shpesh duan vetëm një ndryshim. Nëse shikoni rezultatet, presidenti Gjukanoviç ka bërë shumë për Malin e Zi. Megjithatë, njerëzit duan ndryshim”, thotë Kurt Volker, ish-ambasador i SHBA-së në NATO dhe bashkëpunëtor i Qendrës për Analizën e Politikave Evropiane me qendër në Uashington.

Volker në analizën e tij, rezultatin e zgjedhjeve e sheh si një mesazh që qytetarët malazezë e dërguan drejt politikanëve në Mal të Zi.

“Votuesit në Mal të Zi kanë treguar në këto zgjedhje – si në raundin e parë ku zgjodhën dy kandidatë properëndimorë që mbështesin BE-në dhe më pas në të dytin ku mbështetën partinë Evropa Tani – se duan të forcojnë institucionet e pavarura demokratike malazeze dhe se Mali i Zi po ecën më shpejt drejt bashkimit evropian. Dhe shpresoj që do të reflektohet edhe në zgjedhjet parlamentare”, tha ai.

Por, sipas Edward Joseph, ekspert për Ballkanin dhe profesor në Shkollën e Studimeve Ndërkombëtare të Avancuara të Universitetit Johns Hopkins, thotë se është më e rëndësishme nëse partitë në zgjedhjet parlamentare do të dëgjojnë vendimin e votuesve – “që tregon se ata duan që vendi përfundimisht të anëtarësohet në Bashkimin Evropian”.

“Ata nuk janë të interesuar të rifillojnë çështjen e pavarësisë, të rishqyrtojnë të gjitha çështjet ballkanike, për shembull tërheqjen e njohjes së Kosovës, për të cilën, siç e kuptoj, presidenti i sapozgjedhur dha garanci. Votuesit duan një jetë më të mirë dhe që të gjitha partitë dhe liderët politikë të fokusohen në detyrimet aktuale dhe të zbatojnë reformat”, tha Joseph.

Po ashtu, ai beson se edhe presidenti i ri malazez nuk do të bëjë orientime të reja në rrafshin ndërkombëtar, por, siç thotë ai do të vazhdoj të qëndroj përkrah vendeve Perëndimore, sidomos në raport me Rusinë.

“Nuk ka asnjë dilemë kur bëhet fjalë për harmonizimin në raport me Rusinë, për zgjidhjen e problemeve me shtetin e së drejtës. Nuk ka dyshime për detyrimet e Malit të Zi… ky është mesazhi i Ambasadës Amerikane. Nuk ka dyshime dhe zona gri. Çdo dy karrige ose ndryshim orientimi. SHBA-të nuk e presin këtë, siç besoj as shumica e votuesve në Mal të Zi. Do të shihet se si prezantohet presidenti i sapozgjedhur dhe orientimi strategjik i Malit të Zi. Deri më tani ka bërë gjërat e duhura, ka thënë se nuk ka dyshime për rrugën drejt BE-së, detyrimet ndaj NATO-s”, thekson Joseph.

Ndryshe nga Joseph mendon Volker. Ai thotë se pasi Milatoviç do të merr detyrën, disa cështje mund të jenë shqetësuese për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Një nga arsyet për shqetësim do të ishte se Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi vazhdon t’i jepen kompetenca që nuk i takojnë. Kisha ka një rol të drejtpërdrejtë politik në një mënyrë që nuk është e dobishme për zhvillimin e Malit të Zi. Dhe shpresoj që qeveria, siç bëri ajo e mëparshme, të mos i japë asaj shumë pushtet në vend. Kjo është një gjë që duhet ndjekur. Së dyti, duhet parë se si do të zhvillohen institucionet demokratike dhe reformat e nevojshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ka shumë vende që kanë deklaruar synimin e tyre për t’u anëtarësuar në BE, por më pas ndodh shumë pak në praktikë”, thotë Volker.

Ka pasur vazhdimisht shqetësimi nga opinioni publik në rajon për fitoren e Milatoviç-it, kjo për shkak të mundësisë së forcimit të mundshëm të ndikimit të Serbisë dhe presidentit të saj, Aleksandër Vuçiç, ndër të tjera sepse Milatoviç u zgjodh me mbështetjen e fortë të partive proserbe në Mal të Zi.

“Shkalla e nacionalizmit serb në rajon është më e lartë nga sa kemi parë për një kohë të gjatë. Unë mendoj se Serbia ka pikëpamje shumë të forta për Bosnjën, Malin e Zi dhe të tjerët në rajon dhe dëshiron të mbajë një pozicion nacionalist. Është e rëndësishme ta kundërshtojmë këtë dhe në vend të kësaj të fokusohemi në gjithëpërfshirjen, multietnicitetin, demokracinë”, thekson Kurt Volker.

Ndërsa, profesori Joseph thotë se “ata në Uashington që kujdesen për Ballkanin dhe Malin e Zi dhe ndjekin situatën, duan të besojnë se presidenti i sapozgjedhur Milatoviq përfaqëson orientimin e vërtetë të BE-së. Natyrisht, ata që kanë përvojë me rajonin e kuptojnë se Serbia, nën udhëheqjen e presidentit Vuçiç, ka një agjendë negative kur është fjala për Malin e Zi. Se kjo krijon tensione dhe rreziqe për Malin e Zi dhe njerëzit në Uashington janë të vetëdijshëm për këtë.

Ndryshe, udhëheqësi më jetëgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë, Milo Gjukanoviç, do të zëvendësohet në krye të shtetit malazez nga një ekonomist i ri që ishte veç pesë vjeç kur Partia Socialiste e Demokratëve (DPS) erdhi për herë të parë në pushtet në vitin 1991.

Milatoviç mori mbështetje nga partitë e afërta me Serbinë, Rusinë dhe Kishën Ortodokse Serbe. Edhe pse student i Oksfordit dhe intelektual me orientim liberal, ai ishte edhe ministër në qeverinë pro-serbe, e cila ishte mbledhur nga KOS-i.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LARG SYRIT, LARG ZEMRËS"/ Afrona flet për ndarjen nga Blero dhe historinë e re të dashurisë me zviceranin
Previous article "NËSE MARTOHENI BASHKË..."/ Çfarë u premtoi Luizi, Nitës dhe Bledit?

s.autor

Postime të ngjashme

SYTË NGA HAGA/ Nesër shpallet vendimi për ish-krerëve të UÇK-së, çfarë pritet të ndodhë Rajon

SYTË NGA HAGA/ Nesër shpallet vendimi për ish-krerëve të UÇK-së, çfarë pritet të ndodhë

KOSOVA BËHET ME QEVERI TË RE/ Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt, por sa do zgjasë Rajon

KOSOVA BËHET ME QEVERI TË RE/ Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt, por sa do zgjasë

"RESPEKTONI GJYKATËN"/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër Rajon

"RESPEKTONI GJYKATËN"/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT