• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DO T’JU VRAS”/ Ronald Sinani e kishte paralajmëruar krimin! Si e kërcënonte prej kohësh familjen
Home
Breaking News

“DO T’JU VRAS”/ Ronald Sinani e kishte paralajmëruar krimin! Si e kërcënonte prej kohësh familjen

8 April, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mëngjesin e kësaj të shtune në rrugën “Xhemollari” në zonën e Shkozës në kryeqytet u vra një tjetër grua.

37-vjeçarja Migena Sinani, nënë 2 dy fëmijëve të mitur, u vra në dhomën e saj të gjumit teksa po flinte me vajzën e saj 2 vjeç. Autori i vrasjes dyshohet i kunati Roland Sinani me të cilin ajo kishte ndarë banesën për shumë vite. Pasi vrau gruan ai u vetëvra në oborrin e shtëpisë.

Sapo zbardhi dita të afërmit u afruan në shtëpinë e mortit ku përtej dyerve të saj nuk kishin dëgjuar për asnjë konflikt mes Rolandit dhe familjarëve të tjerë.

Në shtëpizën përdhese të dëmtuar nga tërmeti jetonte autori i vrasjes Ronaldi që vuante prej kohësh nga depresioni, dy prindërit e tij të moshuar si dhe i vëllai Erjoni me bashkëshorten Migenën dhe dy fëmijët 4 dhe 2 vjeç.

Më e vogla e shtëpisë u bë dëshmitare e vrasjes së të ëmës pasi flinte më të në të njëjtin shtrat, ndërsa fëmija tjetër ishte tek familja e gjyshërve nga nëna. Dëshmitarë në vrasje u bënë edhe dy prindërit e moshuar të autorit të vrasjes të cilët veç lëvizjes së armës së krimit nga vendngjarja nuk mundën dot t’i thonë asnjë të dhënë policisë.

Në polici u pyet dhe bashkëshorti i viktimës, Erjoni i cili në momentin e ngjarjes ishte në punë si taksist. Ai tregoi se prej të vëllait Rolandin i cili punonte në një gomisteri kishte dëgjuar disa herë fjalën “do t’ju vras” por nuk ishin marrë seriozisht si kërcënime.

Në komisariatin nr. 1 në tiranë nuk ka pasur asnjë kallëzim për konflikt në këtë familje apo incident ku mund të ishin përfshirë anëtarë të saj. Gjithçka ka pasur në familjen Sinani është mbajtur brenda mureve derisa rreth orës 4 të mëngjesit nga një pistoletë pa leje u qëllua dhe la pas 2 viktima.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHTHURRJE" ME ALKOOL DHE FESTA/ Si i festuan britanikët pushimet 4 ditore të Pashkëve
Previous article ZELENSKY NDERON TRADITËN MYSLIMANE/ Shtron iftar për ushtarët Ukarainas

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë Aktualitet

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë Aktualitet

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT