• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NJË MOMENT MË DREJTOI ARMËN”/ Vrasja e 37-vjeçares nga kunati, zbardhet dëshmia e kamerierit. Autori…
Home
Breaking News

“NJË MOMENT MË DREJTOI ARMËN”/ Vrasja e 37-vjeçares nga kunati, zbardhet dëshmia e kamerierit. Autori…

8 April, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një dëshmi ka ardhur për vrasjen në Tiranë të nënës së dy fëmijëve Migena Sinani nga vëllai i bashkëshortit Roland Sinani, i cili më pas vrau veten.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur dëshminë e një kamerieri që punon në një lokal pranë banesës së familjes Sinani ka thënë se e ka parë 43-vjeçarin në oborr me armë në dorë.

“Një moment më drejtoi mua armën dhe u ndjeva i frikësuar”, ka thënë ai.

Policia ka shoqëruar pas krimit prindërit e autorit të dyshuar, të cilët kanë dhënë dëshminë e tyre gjithashtu.
Mësohet se vjehrra e viktimës është me probleme të shumta shëndetësore dhe hekura në të dyja këmbët. Ajo ka thënë se ka shkuar me vështirësi deri në dhomën e nuses pas ngjarjes, ku ka parë çfarë kishte ndodhur.

Ndërsa bashkëshorti i 37-vjeçares punonte si taksist gjatë natës dhe nuk ishte në shtëpi kur ndodhi krimi. Ai kishte qenë për shumë kohë i papunë dhe së fundmi kishte nisur të punonte.

Sipas fqinjëve, autori i dyshuar Roland Sinani kishte qenë shumë i tërhequr dhe frekuentonte një nga lokalet në zonë, por nuk ishte i alkoolizuar. 43-vjeçari punonte në një gomisteri në “Ali Demi”. Kohët e fundit kishte shfaqur shenja të shumta të depresionit dhe kishte kërcënuar kunatën, por nuk ka pasur denoncime ndaj tij.

37-vjeçarja që u vra ishte nga Lundra dhe djali i madh, 4 vjeç ishte te prindërit e saj, ndërsa në dhomë kur ndodhi ngjarja kishte vajzën 2 vjeçe në shtrat. Policia ndodhet ende në banesën e familjes Sinani për veprimet hetimore dhe mbledhjen e të gjitha dëshmive. Sipas policisë, arma që përdori autori dyshohet të ketë qenë pa leje

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Moska ndalon zyrtarët qeveritarë të largohen nga vendi! Medvedev: Ukraina do të pushojë së ekzistuari...
Previous article VRAU ME ARMË KUNATËN DHE VETEN/ Fqinjët: 43-vjeçari pësoi tronditje kur ishte ushtar, punonte në gomisteri

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO) Aktualitet

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO)

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por… Aktualitet

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por…

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj Aktualitet

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT