• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GJYQI NË HAGË/ Nënkryetari i LDK: Do të ketë të tjerë politikanë që do përballen me akuza të rënda
Home
Rajon

GJYQI NË HAGË/ Nënkryetari i LDK: Do të ketë të tjerë politikanë që do përballen me akuza të rënda

7 April, 2023 s.autor Rajon

Përmes një lidhjeje me Skype për Klan News, nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka komentuar zhvillimet e fundit në Hagë, ku po gjykohen ish-drejtuesit e UÇK-së.

Sipas Hazirit, drejtësia për luftën në Kosovë është e vonuar, duke shtuar se beson në një luftë të pastër nga ana e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës.

“Lufta çlirimtare ka qenë dhe ka ardhur si përpjekje e popullit të Kosovës për liri dhe duke marrë parasysh zhvillimet e 20 viteve të fundit, natyrisht Kosova ka dështuar në vendosjen e një drejtësie për të gjithë. Misioni ndërkombëtar i OKB-së provoi me vendos drejtësi, edhe ai europian u angazhua, por ne përfunduam në Dhomat e Specializuara.

Duhet të tregohemi të durueshëm sepse ka shumë debate dhe gjykohet UÇK për misionin e saj apo njerëzit që kanë udhëhequr strukturat. Po gjykohen ata në emër të drejtësisë, besoj shumë që ushtria e UÇK ka bërë një luftë të pastër. Jo rastësisht janë zgjedhur eksponentë kryesorë, sepse kemi të bëjmë me përfaqësues politikë. Kryesisht besoj se debati duhet të orientohet te drejtësia që po vonon në Kosovë, por do të vendoset në vitet e ardhshme.”

Akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Haziri i quan jashtëzakonisht të rënda.

“Janë akuza për krime kundër njerëzimit dhe kjo është serioze. Janë akuza jashtëzakonisht të rënda. Kemi një numër prej 113 veprimtarësh të LDK-së që janë pjesë e hetimeve, por nuk janë pjesë e mandatit. Përderisa nuk kemi prova apo informata më shumë, ne mbetemi në pritje të zbardhjes së plotë. Më është thënë disa herë që hetimet janë afër për raste te veçanta, ka dështuar dhe drejtësia ndërkombëtare, fatkeqësisht gjyqtarët i kanë pasur duart e lidhura për t’i çuar rastet deri në fund. Kemi miratuar legjislacion që i jep shumë autoritet prokurorëve, mos harroni që vetëm me një dëshmitar mund të dënohen raste të tilla. “

Nënkryetari i LDK-së ka lëshuar deklaratën e fortë duke theksuar se ky proces gjyqësor, përveç 4 ish-liderëve të UÇK-së do ballafaqojë me të shkuarën edhe persona të tjerë të dyshimtë.

“Ne i kemi pasur duart e lidhura karshi veprimeve konkrete për të dëshmuar krimet e Serbisë në Kosovë. Ka munguar një vullnet që në koordinim me partnerët ndërkombëtarë që Serbia herët ose vonë të përballet me masakrat që ka bërë dhe politikat gjenocidiale. Kjo qeveri në Kosovë ka dështuar në mënyrë absolute dhe gabimi më i madh ishte në Ohër kur Kosova mohon të kaluarën.

Ky proces politik ka me ballafaqu këta liderë e ndoshta dhe të tjerë me të kaluarën. Duhet provuar pastërtia e roli i tyre në procese të mëdha në Kosovë dhe pastërtinë e organizatës që kanë përfaqësuar. Nuk duam në asnjë mënyrë të shohim organizatën të njollosur dhe shpresojmë që kjo Gjykatë nuk do ta lejojë. I gjithë procesi po bëhet që të mos i lënë në politikë, por do të varet nga verdikti dhe deri atëherë ka shumë për të parë, këta janë 4 të akuzuarit e parë sepse janë paralajmëruar dhe raste të tjera. Janë intervistuar si të dyshimtë dhe në rast se del një provë që ndërlidh emra të përveçëm, atëherë përkthehet me akt-akuzë.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMI NDAJ TCH/ Kush janë tre personat e rrezikshëm ku është përqendruar hetimi? Çfarë ka zbuluar ekspertiza mjeko-ligjore e balistike
Previous article PREZANTOHET "PORTALI I FERMERIT"/ Rama: Transparencë e plotë e çmimeve, shmang truket dhe abuzimet

s.autor

Postime të ngjashme

FUNDI I BETEJËS LIGJORE PËR ZGJEDHJET/ Nesër certifikohet rezultati në Kosovë, hapet rruga për qeverinë e re Rajon

FUNDI I BETEJËS LIGJORE PËR ZGJEDHJET/ Nesër certifikohet rezultati në Kosovë, hapet rruga për qeverinë e re

KOSOVA DREJT INSTITUCIONEVE TË REJA/ Nis procesi për formimin e qeverisë Rajon

KOSOVA DREJT INSTITUCIONEVE TË REJA/ Nis procesi për formimin e qeverisë

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT