• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRONDITËSE/ Babai përbindësh që mbajti të burgosur vajzën e vet 24 vjet dhe bëri 7 fëmijë me të: Në të vërtetë, jam njeri i mirë
Home
Jetë

TRONDITËSE/ Babai përbindësh që mbajti të burgosur vajzën e vet 24 vjet dhe bëri 7 fëmijë me të: Në të vërtetë, jam njeri i mirë

7 April, 2023 s.autor Jetë

Josef Fritzl ka zbuluar se çfarë bluante në mendjen e tij kur vendosi që të mbante të mbyllur në bodrum vajzën e tij për 24 vite me radhë dhe të bënte me të 7 fëmijë gjatë kësaj kohe.

Ai që nga mediat austriake dhe të mbarë botës u quajt “babai përbindësh”, tregon mendimet e veta në librin e tij “Die Abgründe des Josef F” (Humnera e Josef F), që është publikuar në Gjermani javën e kaluar.

Fritzl, i cili burgosi dhe abuzoi seksualisht vajzën e tij Elisabeth, u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2009, me akuzat e incestit, përdhunimit, heqjes së lirisë, skllavërisë dhe vrasjes nga neglizhenca të njërit prej djemve të tij të porsalindur.

Vajza fatkeqe u zhduk në vitin 1984, kur ishte 18 vjeç, dhe u rishfaq në 26 prill 2008, kur policia e zbuloi në një bodrum të fshehtë, poshtë shtëpisë së babait të saj në Amstetten të Austrisë.

Duke reflektuar mbi krimet e tij, 87-vjeçari Fritzl shkruan në libër: “Në fillim, e kisha si lojë në mendjen time. Pastaj, u mësova. Ajo ide që më parë më dukej shumë absurde, shumë e përbindshme, nisi të marrë formë. Një ditë e kisha të qartë se çfarë duhet të bëja.

Më mbetej vetëm që të prisja momentin e duhur. Në atë mëngjes të shtune me shi, momenti erdhi. Mendimi im u shndërrua në veprim”.

Fritzl bëri gati burgun e tij, që kishte një derë metalike të rëndë pas një rafti në studion e tij të punës. Vetëm ai mund ta hapte këtë derë, me anë të një kodi që vetëm ai e dinte. Vajzës së tij i tha se dera ishte e lidhur me korrentin dhe nëse e prekte, do të vdiste në vend.

Duke përshkruar se si nisën 24 vite krimesh të tmerrshme, Fritzl tha: “Mëngjesin tjetër, denoncova zhdukjen e vajzës në komisariatin e policisë. Polici tha se duke qenë se bëhej fjalë për një 18-vjeçare, vajza mund të bënte çfarë të donte”.

Fritzl detyroi vajzën që të shkruante letra për të ëmën, ku i thonte se dëshironte që të qëndronte larg shtëpisë. Ndërkohë, fqinjëve i thonte se Elisabeth i ishte bashkuar një kulti.

3 nga fëmijët i rriti Elisabeth në bodrum, njëri vdiq disa ditë pasi lindi dhe Fritzl e hodhi trupin e foshnjës në incinerator. 3 të tjerët i rriti gruaja e Fritzl, ose gjyshja Rosemarie.

Ndërkohë, në një tjetër pjesë nga libri, Fritzl thotë: “Në të vërtetë, jam njeri i mirë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZAT NGA OPOZITA/ Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, paraqitet sërish në SPAK
Previous article VENDIMET E QEVERISË/ Rama: Paga e mësuesve të arsimit të mesëm do të shkojë mbi 100 mijë lekë! Rritet...

s.autor

Postime të ngjashme

HORROR NË SHBA/ 16 fëmijë gjenden të izoluar në një banesë në kushte çnjerëzore! Jetë

HORROR NË SHBA/ 16 fëmijë gjenden të izoluar në një banesë në kushte çnjerëzore!

TMERR/ 47-vjeçari spërkat me naftë të dashurën dhe tenton t’i vërë flakën Jetë

TMERR/ 47-vjeçari spërkat me naftë të dashurën dhe tenton t’i vërë flakën

PAMJET/ Propozim spektakolar për martesë në majë të Empire State Building, arrestohet çifti rus Jetë

PAMJET/ Propozim spektakolar për martesë në majë të Empire State Building, arrestohet çifti rus

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT